Ndryshimet në qeveri, Zaev: Partnerët e koalicionit do të njoftohen për shkarkimet

Publikuar tek: rajon, më 20:20 22-05-2019 Ndryshimet në qeveri, Zaev: Partnerët e koalicionit do të njoftohen për shkarkimet Kryeministri i Maqedonise se Veriut, Zoran Zaev

Kryeministri Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka njoftuar se nuk do të ketë ndryshime në qeveri pa lajmëruar edhe partnerët e koalicionit.

Zaev theksoi se liderët do të njoftohen paraprakisht për emrat e përfolur që do të shkarkohen.

‘Është e rrugës që si mandatar t’i njoftoj partnerët e koalicionit me lëshimet e konstatuara nga funksionarët e caktuar të cilët do të largohen. Sapo t’i marr vendimet, do t’i them para publikut’, tha kryeministri Zaev.

Lidhur me ritmin e ndryshimeve, Zaev hodhi poshtë akuzat se procesi ka ngecur, duke shtuar se pas zgjedhjeve presidenciale do të bëhen analizat e duhura dhe takimet me liderët. Zaev paralajmëroi takime të reja me partnerët e koalicionit gjatë ditëve në vijim.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.032227039337158
array(1) { ["section"]=> string(87) "ndryshimet-ne-qeveri-zaev-partneret-e-koalicionit-do-te-njoftohen-per-shkarkimet-165330" }