Ndryshimi i emrit në Maqedonia e Veriut, Berisha: Historike, rezultat i dialogut mes partive shqiptare dhe Zaev

Publikuar tek: politike, më 21:48 11-01-2019 Ndryshimi i emrit në Maqedonia e Veriut, Berisha: Historike, rezultat i dialogut mes partive shqiptare dhe Zaev

Ish-kryeministri Sali Berisha ka përshëndetur vendimin e Parlamentit maqedonas për ndryshimin e emrit, në Republika e Maqedonisë së Veriut si dhe një sërë vendimesh kushtetuese të Marrëveshjes së Prespës.

Sipas Berishës, vendi me këto ndryshime ka hapur rrugën drejt anëtarësimit në NATO dhe në Bashkimin Europian, ndërkohë që ka përshëndetur dhe vendimin e partive politike shqiptare, të cilat u futën në dialogë me kryeministrin Zoran Zaev për të arritur në këtë marrëveshje historike për vendin.

'Me kete rast pershendes forcat politike shqiptare dhe te gjitha ato qe bene te mundur kete arritje historike per vendin e tyre, por edhe rajonin dhe aleancen e NATOs dhe i dhane nje goditje te merituar perpjekjeve te Rusise dhe Beogradit per te mbajtur peng te ardhmen e Republikes se Maqedonise te Veriut. sb', shkruan ish-kryeministri Sali Berisha ndër të tjera.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021517038345337
array(1) { ["section"]=> string(115) "ndryshimi-i-emrit-ne-maqedonia-e-veriut-berisha-historike-rezultat-i-dialogut-mes-partive-shqiptare-dhe-zaev-148420" }