Ndryshimi i emrit të Maqedonisë, Meta: Vendim historik, Shqipëria mbështet fqinjët në rrugën e integrimit

Publikuar tek: politike, më 23:27 11-01-2019 Ndryshimi i emrit të Maqedonisë, Meta: Vendim historik, Shqipëria mbështet fqinjët në rrugën e integrimit

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas votimit me 81 vota PRO në Kuvendin e Maqedonisë për ndryshimin e emrit në Maqedonia e Veriut.

'Përshëndes konsensusin e arritur në Parlamentin e Maqedonisë dhe votimin në favor të ndryshimeve kushtetuese që do t’i japin jetë Marrëveshjes së Prespës dhe i çelin Maqedonisë përfundimisht rrugën euro-atlantike. Ky është një vendim i rëndësishëm historik për Maqedoninë, por edhe për të gjithë rajonin e Ballkanit', ka shkruar ndër të tjera Ilir Meta.

Sakaq, presidenti ka përshëndetur përkushtimin e kryeministrit maqedonas Zoran Zaev dhe partitë politike shqiptare që gjithashtu ishin vendimtare në arritjen e kësaj marrëveshjeje.

'Në mënyrë të veçantë përshëndes përkushtimin e Kryeministrit Zaev, si dhe të faktorit shqiptar të Maqedonisë, që mundësuan konsensusin e nevojshëm dhe i hapën vendit rrugën pa kthim drejt NATO-s e BE-së. Shqipëria do të vijojë të mbështesë fuqimisht Maqedoninë e të gjithë fqinjët e saj në rrugën e integrimit euro-atlantik',ka përfunduar presidenti Ilir Meta.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Votimi historik për ndryshimin e emrit të Maqedonisë, Ruçi telefonon Talat Xhaferin
Rama ç’nuk tha mbrëmë për Metën, Presidenti i përgjigjet sot në mëngjes: Ministria e Jashtme s’është autoshkollë, ustai i madh kërkon të mësojë gjeniun »
Article Logic
Execution time: 0.039864063262939
array(1) { ["section"]=> string(109) "ndryshimi-i-emrit-te-maqedonise-meta-vendim-historik-shqiperia-mbeshtet-fqinjet-ne-rrugen-e-integrimit-148441" }