‘Ndryshimi i kufijve sjell luftë’, Thaçi i përgjigjet Haradinajt

Publikuar tek: rajon, më 14:20 08-08-2018 ‘Ndryshimi i kufijve sjell luftë’, Thaçi i përgjigjet Haradinajt

Presidenti Hashim Thaçi vazhdon t’i qendrojë me fanatizëm idesë së tij për korrigjim të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

E ndërsa kryeministri Haradinaj ka dalë kundër propozimit të krysministrit duke u shprehur se një lëvizje e tillë do të sillte luftë. Mirëpo Thaçi i ka dhënë një tjetër përgjigje kryeministrit. Sipas tij ndryshimi i kufijve nuk bëhet vetëm me luftë.

“Nëse ndodh pajtueshmëri e dy anshme askush nuk do të mund të dal kundër… Koha e luftës ka përfunduar. Nuk do të ketë ndarje. Nuk do të ketë shkëmbim, nuk do të ketë autonomi, por do të ketë korrigjim. Synimi nuk është ndryshimi i kufijve, por korrigjimi i kufijve. Kemi rreth 400 kilometra kufij që duhet të ndodh si demarkim në mes të shtetit të Kosovës dhe Serbisë. Korrigjimi i kufijve nënkupton bashkëngjitjen e plotë, në tersi të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit në Republikën e Kosovës që duhet të jetë një procesi i rregullt dhe transparent e paqësor në mes të Shtetit të Kosovës dhe Serbisë”, është shprehur Thaçi.

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Thaçi: Nuk do ketë ndarje por korrigjim të kufijve, duhet të respektojmë vullnetin e popullit
Bakteri prek spitalin, mbyllen të gjitha sallat e operacioneve »
Article Logic
Execution time: 0.018676996231079
array(1) { ["section"]=> string(68) "ndryshimi-i-kufijve-sjell-lufte-thaci-i-pergjigjet-haradinajt-130515" }