Kryeministri Rama shquhet për batuatat e tij që i hedh pa kursim gjatë gjithë kohës, si me politikanë, apo edhe me qytetarë të thjeshtë.
Duke folur në një bashkëbisedim me qytetarët e Rrëshenit, Rama ka trajtuar çështjen e ndryshimit të orareve në shkollat e sistemit parauniversitar.
Në këtë moment Rama ka bërë një krahasim ironik të fëmijëve me deputetin socialist, Erion Braçe, duke luajtur me përmasat e tij fizike.
“T’i shikosh kalamajtë e vegjël si Erion Braçe me çanta në kurriz, apo si gratë e Mirditë me turrën e druve para shumë vitesh ishte si ajo puna e vezës së Kolombit. Pse të bëjmë 6 lëndë në 6 orë dhe me çantat plot me libra, kur mund ta bëjmë 3 lëndë në 6 orë”,- tha Rama.