Ndryshojnë pozicionet Veri -Jug, Vlora dhe Elbasani ndër vendet me papunësi më të lartë

Publikuar tek: ekonomi, më 11:59 14-09-2016 Ndryshojnë pozicionet Veri -Jug, Vlora dhe Elbasani ndër vendet me papunësi më të lartë

Sipas anketës tremujore të Forcës së Punës të publikuar nga INSTAT, qarku i Vlorës rezulton qyteti me potencial dhe papunësi më të lartë në Shqipëri me 26.45%.

Ndryshe nga qarqet e tjera, Vlora  dhe Elbasani kanë patur një rritje të ndjeshme të papunësisë nga 3-mujori i parë i vitit.

Papunësia në qarkun e Elbasanit është rritur nga 13.1% që ishte gjatë 3-mujorit të parë në  14.4%(+1.3%). Edhe në Korçë papunësia është rritur gjatë tre mujorit të dytë me(+1%).

Papunësinë më të ulët e ka patur Dibra me 8.1%, e ndjekur nga Berati me 8.9% dhe Korça me 9.9%.

Qytetet që kanë parë rënie më të madhe të papunësisë janë Tirana (-3.5 pikë përqindjeje), Gjirokastra (-3.3 pikë përqindjeje), Lezha (-2.1 pikë përqindjeje), Durrës (-1.4 pikë përqindjeje).

Përsa i përket papunësisë në mbarë Shqipërinë, është zvogëluar nga 16.6% në 15.5% gjatë këtij tre mujori.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027144193649292
array(1) { ["section"]=> string(91) "ndryshojne-pozicionet-veri-jug-vlora-dhe-elbasani-nder-vendet-me-papunesi-me-te-larte-52867" }