Ndryshojnë taksat për ndërtimet, ja sa paguajnë ndërtuesit nëse nuk mbarojnë pallatet

Publikuar tek: ekonomi, më 13:14 27-10-2017 Ndryshojnë taksat për ndërtimet, ja sa paguajnë ndërtuesit nëse nuk mbarojnë pallatet

Drafti final i projektligjit ”Për taksat vendore” ka sjellë ndryshime të tjera ku përveç individëve dhe bizneseve në listë për pagesë janë shtuar edhe ndërtuesit.

Burime nga Ministria e Financave thanë për Monitor se kjo pagesë është vendosur për të nxitur respektimin  afateve të lejeve të zhvillimit që marrin subjektet.

Konkretisht neni i ri përcakton tashmë se :

Shkalla e taksës mbi ndërtesat e cila aplikohet si përqindje e bazës së taksës, është si më poshtë:

–        0.05% për ndërtesën që përdoret, shfrytëzohet për banim.

–        0.15% për ndërtesën që përdoret, shfrytëzohet për veprimtari ekonomike.

–        30 % e shkallës së taksës përkatëse për të gjithë sipërfaqen ndërtimore për të cilën zhvilluesi është pajisur me leje ndërtimi dhe nuk ka arritur ta përfundojë atë sipas afatit të përcaktuar në aktin e miratimit të kërkesës për leje ndërtimi.

Kjo vlerë edhe pse sipas shkallëve aktuale për familjet dhe bizneset mund të jetë ende relativisht e prballushme për një pallat të tërë mund të jetë një barrë jo e vogël për ndërtuesin që mund të shëbejë edhe si nxitje për respektim afatesh.

Nga ana tjetër ka edhe shtesa në listën e ndërtesave që përjashtohen nga taksa mbi ndërtesat dhe kjo është në vijim të parajsës që qeveria po krijon për të nxitur hotelet me pesë yje me status special. Pikërisht kjo kategori nuk do paguajë taksë ndërtesa.

Ngrihet Drejtoria e Përgjithshme e Taksës së Pasurisë

Ashtu sicc ishte lajmëruar në Ministrinë e Financave do të krijohet struktura e cila do të menaxhojë ecurinë e ngitjs së kadastrës fiskale. Në projektligj përcaktohet se detyra e Drejtorisë së Përgjithshme të Taksës së Pasurisë ku thuhet se kjo drejtori:

–        menaxhon regjistrin qëndror të bazës së të dhënave të pasurive të paluajtshme (kadastra fiskale).

–        udhëheq nga pikëpamja metodologjike në lidhje me administrimin e taksës mbi pasuritë e paluajtshme.

–        përcakton nivelin e vlerësuar të taksës së pasurisë së paluajtshme për ndërtesat si dhe detyrimin e taksës së pronës me metoda alternative të vlerësimit, shkruan monitor.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013576984405518
array(1) { ["section"]=> string(90) "ndryshojne-taksat-per-ndertimet-ja-sa-paguajne-ndertuesit-nese-nuk-mbarojne-pallatet-97415" }