Ndryshon data për Kosovë-Shqipëri, shkak u bë Kombëtarja shqiptare

Publikuar tek: sport, më 17:50 03-11-2015 Ndryshon data për Kosovë-Shqipëri, shkak u bë Kombëtarja shqiptare

Ishte lajmëruar se ndeshja miqësore mes Kosovës dhe Shqipërisë do të zhvillohej me datë 17 nëntor në Prishtinë, por presidenti i FFK-së, Fadil Vokrri ka deklaruar se ndeshja do të zhvillohet 4 ditë më herët.

Shkak për këtë afrim të datës është bërë kërkesa e FSHF-së që ekipi ynë Kombëtar të ketë mundësi që të zhvillojë edhe dy ndeshje të tjera miqësore në datat e lira nga FIFA, si përgatitje për Euro2016.

“Për hir të Shqipërisë, në mënyrë që ata të mund të luajnë dy miqësore, e kemi ndryshuar datën. Pra, do të luajmë më 13 nëntor. Po presim edhe konfirmimin e FIFA-s për ndryshimin e datës”, tha Vokrri.

Ndeshja do të luhet më 13 nëntor në stadiumin e Prishtinës në orën 14:00.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021602869033813
array(1) { ["section"]=> string(71) "ndryshon-data-per-kosove-shqiperi-shkak-u-be-kombetarja-shqiptare-24597" }