Ndryshon numri i punonjësve nëpër ministri, Rama shton 2 veta

Publikuar tek: politike, më 19:07 16-03-2016 Ndryshon numri i punonjësve nëpër ministri, Rama shton 2 veta

Kjo është rishpërndarja e numrit të punonjësve në njësitë e qeverisjes vendore për vitin 2016 pas vendimit  të Këshillit të Ministrave.

Kështu:

a) Numri i punonjësve të Drejtorisë së Përgjithshme Detare shtohet me 20 veta, duke e çuar numrin total të punonjësve të Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës në 430 punonjës.

b) Numri i punonjësve të Komitetit Shtetëror të Minoriteteve shtohet me 2 veta, duke e çuar numrin total të punonjësve të institucioneve në varësi të Kryeministrisë në 328 punonjës.

c) Numri i punonjësve të aparatit të Kryeministrisë shtohet me 2 veta, duke e çuar numrin total të punonjësve të institucionit të Kryeministrisë në 554 punonjës.

ç) Numri i punonjësve të Ministrisë së Mbrojtjes reduktohet me 14 veta, duke e çuar numrin total të punonjësve të Ministrisë së Mbrojtjes në 9 196 punonjës.

d) Numri i punonjësve të Ministrisë së Punëve të Brendshme reduktohet me 10 veta, duke e çuar numrin total të punonjësve të Ministrisë së Punëve të Brendshme në 14 162 punonjës.

Sipas Vendimit të këshillit të Ministrave:

2. Rishpërndarja e numrit të punonjësve i shtrin efektet financiare dhe bëhet efektive në sistemin e thesarit pas hyrjes në fuqi të strukturës së miratuar për institucionet e përmendura në këtë vendim.

3. Ngarkohen ministritë e përmendura më sipër dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama: “Flas në emër të katunarëve të Dajtit, Surrelit. U vonova se shkova deri…’’. Në sallë edhe çifti i njohur i aktorëve
Tirana e tronditur nga atentatet, por shihni çfarë publikon kryeministri Rama »
Article Logic
Execution time: 0.11496496200562
array(1) { ["section"]=> string(66) "ndryshon-numri-i-punonjesve-neper-ministri-rama-shton-2-veta-35276" }