Ndryshon strategjia e Ramës pas incidentit të javës së kaluar, qafë më qafë me banorët

Publikuar tek: politike, më 17:50 14-02-2015 Ndryshon strategjia e Ramës pas incidentit të javës së kaluar, qafë më qafë me banorët

Strategjia e PR (public relations) të Edi Ramës, nga dalja e javës së kaluar në “takim me popullin” në daljet e kësaj jave, kanë ndryshuar me 160 gradë.

Javën e kaluar kamerat kapën konfliktin e një qytetari me kryeministrin Rama. Ai i kërkoi kryeministrit që të shkonte ta vizitonte shtëpinë e tij, ndërsa kryeministri, në momentin që hipte në makinë e ironizoi duke i treguar se ai nuk ishte i mundur. “I ndave në të nënës dhe në të njerkës. E ke lënë popullin këtu në mes…ik. S’ta kemi nevojën për asgjë. Ik! Largohu! Largohu! Nuk të duam!” ishin shprehjet e fshatarit, i cili në fakt u bë personazhi kryesor në mediat në vend. Dhe kjo histori vazhdoi gjatë gjithë javës së shkuar, madje, transmetohej edhe në kronikat e kësaj jave.

Atëherë u mendua një tjetër strategji. Por këtë radhë, kryeministri do të ishte krah për krah me fshatarët. Madje, do t’u hidhte dorën në qafë, do bënte me ta ndonjë copë rrugë, pse jo, do t’i bënte edhe personazhe të kronikave televizive dhe statuseve të tij në facebook. Duke e ndryshuar tërësisht jo vetëm imazhin e tij, (dje i veshur me bluzë blu, e sot me të kuqe) Rama tha se këta lloj njerëzish i duhen fshatarsisë, ata që nuk presin “ që të bëjë ndonjë gol Ronaldo” për të fituar bukën, por që kujdesen për tokën e tyre. Ferma e Nebi Resulajt që mori të 400 dhentë që kishte humbur, u bë lajm kombëtar. Po kështu edhe “dy djemtë e tij punëtorë”. Një copë rrugë të gjatë, me kamerat e mikrofonat përpara, Rama e bëri me ta.

Sot, ishte në një fermë tjetër, te ferma e Rushdiut. Madje, përmendi si Nebiun dje, dhe Rushdiun sot. Jo vetëm ata burra punëtorë, por edhe djemtë e tyre. “Të ulin kokën dhe të punojnë sepse kështu bëhen edhe burra, por edhe të pasur” tha Rama sot, ndërsa ecte me dorën mbi shpatullat e Rushdiut. Madje nuk harroi të përmendte se mes të kompensuarve ishte edhe Ylli Troka, i cili kishte votuar PD. “Ta sollëm edhe lopën që t’u mbyt, që të jesh i qetë nga kjo anë, të ndihmosh dhe PD të ngrihet, të thahet, sepse edhe ajo është përmbytur.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Protesta e Partisë Demokratike, pse nuk foli Sali Berisha
Nishani i përgjigjet Ramës: Po e përdor Zhitin për politikë »
Article Logic
Execution time: 0.5324821472168
array(1) { ["section"]=> string(90) "ndryshon-strategjia-e-rames-pas-incidentit-te-javes-se-kaluar-qafe-me-qafe-me-banoret-3344" }