Ndryshon udhëzimi për lojërat e fatit. Ja si do të hapen ato

Publikuar tek: ekonomi, më 11:06 29-07-2015 Ndryshon udhëzimi për lojërat e fatit. Ja si do të hapen ato Foto ilustruese

Ministria e Financave ka ndryshuar udhëzimin për hapjen e pikave të lojërave të fatit.

Ndryshimi është firmosur nga ministri i Financave Shkëlqim Cani dhe parashikon se lojërat e fatit do të hapen vetëm në rast se shlyhen detyrimet tatimore. Pra, në momentin që përmbushen detyrimet, pikat e lojërave të fatit do të hapen, në të kundërt ato do vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura.

Ministri Cani ka nënshkruar ndryshimin në udhëzimin “ Për procedurat e hapjes dhe mbylljes së sallave të lojërave të fatit, basteve sportive, kazinove elektronike, bingove tradicionale” ku theksohet se më parë në organet kompetente duhet të paraqitet vërtetimi se është shlyer detyrimi tatimor.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028879880905151
array(1) { ["section"]=> string(65) "ndryshon-udhezimi-per-lojerat-e-fatit-ja-si-do-te-hapen-ato-17215" }