Në 1 maj, dogana e Shqipërisë dhe dogana e Kosovës drejt unifikimit

Publikuar tek: ekonomi, më 19:00 05-04-2015 Në 1 maj, dogana e Shqipërisë dhe dogana e Kosovës drejt unifikimit Takimi mes dy delegacioneve te doganave te Shqiperise e Kosoves

Dogana shqiptare dhe dogana e Kosovës do të operojnë si një doganë e përbashkët. Deklarata u bë pas një takimi të drejtoreshës së doganës shqiptare Irena Beqiraj dhe homologut kosovar Lulzim Rafuna. 

“Shpresojmë që shpejt të bëjmë një kufi të përbashkët doganor. Një grup pune është ngritur për këtë çështje dhe mendojmë se në 1 maj do të arrijmë ta realizojmë” tha gjatë takimit zonja Beqiraj.  Për tu arritur kjo, duhet që edhe Kosova të jetë anëtare e Organizatës Botërore të Doganave dhe kjo pritet të ndodhë shpejt. “Po mendojmë për unifikimin e çmimeve doganore, akcizave dhe gjithçka tjetër. Dhe kjo do të jetë një reformë afatgjatë” tha drejtoresha e doganave.

“Thjeshtimi i procedurave ndikon shumë te biznesi.Ulja e kohës reflektohet dhe kalkulohet në kosto dhe ajo është që biznesi përfiton më së shumti te produktet ushqimore që e kanë afatin e përdorimit të shkurtër. Ne si doganë kemi marrë angazhimin ta ulim sa më shumë kohën e pritjes për këto produkte” tha Rafuna. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022463083267212
array(1) { ["section"]=> string(71) "ne-1-maj-dogana-e-shqiperise-dhe-dogana-e-kosoves-drejt-unifikimit-7887" }