Në 2030 shpallet 'pavarësia' e Marsit nga Toka

Publikuar tek: bota, më 18:47 16-11-2016 Në 2030 shpallet 'pavarësia' e Marsit nga Toka

Njerëzit do jetojnë dhe punojnë në planetin Mars në koloni krejtësisht të pavarura nga Toka në vitin 2030.

Edhe pse ngjan si skenar i një filmi fantashkencë, organizata amerikane e hapësirës, Nasa, ka publikuar sot planin për krijimin e vendbanimeve të përhershme në planetin e kuq, duke përcaktuar me hollësi planin për “strukturat e banimit në thellësi të hapësirës” të cilat do shërbejnë si themele në Mars, raporton Newsbomb.al.

Screesdqad2adsdasdadot_1.jpg

Ilustrim: Si mund të jetë një koloni në Mars

Në raportin e ri me titull “Udhëtimi në Mars”, Nasa thotë se misioni është një përpjekje pioniere historike e ngjashme me kolonizimin e amerikës dhe uljen në Hënë.

“Ashtu si Apoll ne do të nisemi në këtë udhëtim për të gjithë njerëzimin”, deklarohet në raport, “Por ndryshe nga Apollo, ne do të qëndrojmë aty”.

Më tej thuhet se Nasa do të marrë hapa për themelimin e pranisë së njeriut përtej Tokës. /Newsbomb.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02059006690979
array(1) { ["section"]=> string(50) "ne-2030-shpallet-pavaresia-e-marsit-nga-toka-59718" }