“Në 27 vjet s’e kisha parë këtë dhunë”, Paloka i përvishet Ruçit: Në kuvend janë vrarë deputetë

Publikuar tek: politike, më 14:49 20-12-2017 “Në 27 vjet s’e kisha parë këtë dhunë”, Paloka i përvishet Ruçit: Në kuvend janë vrarë deputetë

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar pak pas deklaratave të kreut të kreu të Kuvendit, Gramoz Ruçi se në 27 vite të kuvendit pluhralist nuk ishte parë asnjë situatë si ajo që ndodhi ditën e hënë kur u zgjidh kryeprokurorja e përgjithshme e përkohshme, Arta Marku.

Përmes një statusi në facebook, Paloka kundërshton gjithçka deklaroi paraditen e sotme Ruçi, duke thënë se në këto 27 vjet deputetë të opozitës janë vrarë e sulmuar.

STATUSI I PLOTË

Gramoz Ruci paska deklaruar se dhuna e ushtruar të hënën në Parlament, nuk ka precedentë në 27 vjet.

Në këto 27 vjet ka ndodhur që deputetë të opozitës janë vrarë dhe sulmuar fizikisht brenda parlamentit.

Por si asnjeherë në këto 27 vjet, kriminelët, vrasës, trafikantë droge dhe prostitutash, u ngritën në piedestal si anetarë të Parlamentit.

Si asnjeherë në këto 27 vjet, Garda e Republikës u perdor për të bllokuar foltoren e Parlamentit duke i hequr dhunshëm opozitës te drejtën e fjalës.

Të gjitha këto kanë dhe më shumë se kaq kanë ndodhur sa herë vendi dhe Parlamenti është drejtuar nga partia e Gramoz Rucit.. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024847984313965
array(1) { ["section"]=> string(98) "ne-27-vjet-s-e-kisha-pare-kete-dhune-paloka-i-pervishet-rucit-ne-kuvend-jane-vrare-deputete-103761" }