Në aeroporte, shkolla, kopështe, lokale nate... masa të forta sigurie, ligji te Nishani. Tahiri: Të sakrifikojmë pak nga liria

Publikuar tek: politike, më 11:51 23-03-2016 Në aeroporte, shkolla, kopështe, lokale nate... masa të forta sigurie, ligji te Nishani. Tahiri: Të sakrifikojmë pak nga liria Saimir Tahiri, ministër i Brendshëm

“Të sakrifikojmë pak nga liria jonë për të qenë më të sigurtë”. Kështu është shprehur ministri i Brendshëm Saimir Tahiri referuar ligjit për sigurinë publike që siç tha ai, i ka kaluar Presidentit Bujar Nishani për dekretim.

Ligji parashikon shtimin e masave të sigurisë në aeroporte, shkolla, lokale nate, kopështe e çdo ambient tjetër publik.

“Në lokalet e natës masa shtesë nga kontrollet për armë, eksploziv, identitetet...  janë një sërë masash për të dalë përpara çdo situate të mundshme kriminale. Është kundërshtuar ligji nga opozita për mos t’u dekretuar nga Presidenti.

Gjej rastin të them se ër të qenë më të sigurt të lëshojmë pak nga liria dhe nga privatësia jonë, siguria kërkon që gjithsecili të jetë kontributor. Opozita thotë “jo nuk na duhen kamerat në kopështe se na filmohen fëmijët”.

Unë preferoj që kalamanjtë të jenë të sigurtë duke u filmuar sesa jo të sigurtë e të pafilmuar”, tha Tahiri ndërsa shtoi se asnjë vend nuk është i paprekshëm nga terrorizmi.

“Asnjë vend nuk është imun ndaj ngjarjeve të terrorizmit.

Ligji për sigurinë publike nuk parashikonm masa radikale por janë masa që vendet e tjera i kanë marrë për ta bërë vendin më të sigurtë për të dekurajuar ata që kanë ndërmend të vënë në rrezik vendin”, tha ministri.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Refugjatët, Tahiri: Jemi të përgatitur por kemi kapacitete të limituara
Palët bien dakort: Byroja e Hetimit në varësi të Prokurorisë »
Article Logic
Execution time: 0.021460056304932
array(1) { ["section"]=> string(123) "ne-aeroporte-shkolla-kopeshte-lokale-nate-masa-te-forta-sigurie-ligji-te-nishani-tahiri-te-sakrifikojme-pak-nga-liria-35799" }