Në ditët e tij më të mira, MANAJ bën ‘liderin’ e KOMBËTARES: Do të të përsërisim EUROPIANIN

Publikuar tek: sport, më 20:51 02-01-2019 Në ditët e tij më të mira, MANAJ bën ‘liderin’ e KOMBËTARES: Do të të përsërisim EUROPIANIN

Rey Manaj do ta nisë herët pjesën e dytë të sezonit më herët sesa futbollistët e tjerë të Kombëtares. Sulmuesi 22-vjeçar do të zbresë këtë të  premte ndaj Granadas, kundërshtar direkt për vendin e parë në Segunda Division.

 

Në një prononcim për mediat spanjolle, Manaj e peshoi si takim të zakonshëm përballjen me Granadan. Ndërkohë, ai vlerësoi dhe kundërshtarët direkt të Shqipërisë për kampionatin e ardhshëm europian të 2020.

“Takimi me Granadën do të jetë i zakonshëm, ashtu si gjithë të tjerat. Kemi edhe 22 përballje të tjera për të zhvilluar, ky është i rradhës.

Sa i përket Shqipërisë, përballë nesh kemi rivalë si Franca dhe Islanda që janë gjithmonë të gatshme për të mundur, ndërsa ne do të tentojmë të përsërisim suksesin si në Europianin e Francës”, u shpreh Manaj.

Këtë sezon Manaj ka realizuar 6 gola në 13 takime në total me Albaceten duke fituar dhe vend në formacionin e Shqipërisë. Ky është njëri prej sezoneve më të mira të karrierës të ish-futbollistit të Interit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.14948201179504
array(1) { ["section"]=> string(94) "ne-ditet-e-tij-me-te-mira-manaj-ben-liderin-e-kombetares-do-te-te-perserisim-europianin-147307" }