Në Eurovision kërkojnë Era Istrefin për të përfaqësuar Shqipërinë

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 17:45 06-10-2016 Në Eurovision kërkojnë Era Istrefin për të përfaqësuar Shqipërinë

“Wiwibloggs”, faqja që ka në fokus të saj Festivalin Europian të Këngës, ka publikuar një artikull ku e konsideron si perfekte një zgjedhje të mundshme të Era Istrefit për të përfaqësuar Shqipërinë.

Sipas kësaj faqeje, suksesi që Era ka arritur në skenën ndërkombëtare me këngën “BonBon” dhe fansat në të gjithë Europën që ajo ka arritur të mbledh pas vetes, janë një arsye e fortë për të besuar se Shqipëria do të përfaqësohej shumë mirë në Eurovision.

Megjithatë, kjo procedurë nuk është aq e thjeshtë sa pretendon “wiwibloggs”, pasi në rast se Era kërkon të përfaqësoj Shqipërinë në këtë festival duhet të kalojë në disa etapa përzgjedhjeje. Fillimisht çdo këngëtar dorëzon pranë RTSH-së këngët e tyre dhe një juri vendos për përzgjedhjen e tyre për të marrë pjesë në Festivalin e Këngës. Aty është një tjetër juri që vlerëson çdo këngë dhe këngëtarë në tre netët e festivalit ku performohet ‘live’ dhe fituesit të vendit të parë i krijohet mundësia për të përfaqësuar vendin në Eurovision. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023038864135742
array(1) { ["section"]=> string(71) "ne-eurovision-kerkojne-era-istrefin-per-te-perfaqesuar-shqiperine-55297" }