Në Francë, me flamur kombëtar gjigant (Video)

Publikuar tek: sport, më 20:24 04-06-2016

Një material prej sateni po ngjyroset i tëri me ngjyra kuq e zi. Në fakt në Prishtinë po bëhet gati një flamur kombëtarë i përmasave gjigante, njofton Klan Kosova.

Ai do të shpaloset ditën kur Shqipëria do të përballet me Francën, më 15 qershor në Euro 2016.

Ideja e Rinor Sllovas nga Dibra pritet të zë vend në ndeshjen e dytë të Kombëtares në Kampionatin Europian.

Përmasat e këtij flamuri nuk i përballon as tribuna e stadiumit ku do të zhvillohet ndeshja, prandaj atë kanë menduar ta shpalosin diku tjetër.

Lejen për paraqitjen e tij tifozët tashmë e kanë marrë nga shteti francez, ndërsa të angazhuar në shpalosjen e flamurit do të jenë mbi 500 persona.

Ani pse u nis nga një njeri, ideja e Rinorit gjatë rrugës gjeti shumë përkrahës nga të tri shtetet ku jetojnë shqiptarët.

Ndihmë po jepet veçanërisht nga tifozët kuqezi. Projekti po realizohet me forcat vetanake të pjesëmarrësve dhe për punimin e tij janë shpenzuar afër 15 mijë euro.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Memushaj largohet përkohësisht nga Kombëtarja, De Biasi jep "ok"
Parashikim: Shqipëria e kalon grupin »
Article Logic
Execution time: 0.025969982147217
array(1) { ["section"]=> string(48) "ne-france-me-flamur-kombetar-gjigant-video-42453" }