Në gjurmët e të atit, rishfaqet Greg Rama

Publikuar tek: kulture-art, më 13:48 13-09-2018 Në gjurmët e të atit, rishfaqet Greg Rama

Djali i kryeministrit Rama, Greg Rama hap në Tiranë ekspozitën e parë personale. Ekspozita është hapur në galerinë Fab ndërsa ka folur për Konica.al me gjuhën e tij të artit, duke shpjeguar atë çfarë ka sjellë.

Në gjurmët e të atit, Greg është sot një ndër artistët më të rinj.

Vladimir Murtezaj ish profesori dhe kuratori i kësaj ekspozite, u shpreh se për të sjellë një vepër arti të këtillë dhe rënë dakord ndonjëherë është e vështirë por kjo bën që rezultati final të jetë i bukur . Marrëdhënia mes nesh, u shpreh ai, siç është marrëdhënia mes një artisti dhe kuratori apo dy artistësh nuk ka qenë aq e thjeshtë pasi Greg ka qenë dhe studenti im. Përgjegjësia që ai ka marrë ka brenda të gjithë parametrat e inteligjencës dhe talentit, ndaj ajo ofron një dialog të ri për publikun shqiptar.

Ndërsa vetë Rama u shpreh se artisti është krijuesi i gjërave supreme dhe se kritiku është ai që mund të përkthejë në një tjetër mënyrë ose material përshtypjen që shkaktojnë te ai gjërat e bukura dhe se mënyra autobiografike është forma më e lartë e kritikës, por edhe forma më e ulët.

“Ata që hedhin shpjegime për gjërat e bukura , janë të korruptuar pa qenë dot tërheqës për askënd. Ky është një gabim i madh, por shpresën nuk duhet ta humbasim. Ndërsa për ata që gjërat e bukura nuk nënkuptojnë gjë tjetër veçse bukurisë, i bën të përzgjedhur. Nuk ekziston një vepër arti morale apo imorale. Një vepër arti është e realizuar mirë ose jo”.

Mediumi që Rama ka zgjedhur është instalacion. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më datën 30-të shtator.

uuaua.jpg

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « EKSKLUZIVE/ Rikthehet poeti 'rebel': Ju tregoj për LETRËN që nevrikosi Enver Hoxhën, sfidën me sëmundjen dhe poezitë që ende shkruaj (INTERVISTË E PLOTË)
»
Article Logic
Execution time: 0.11091303825378
array(1) { ["section"]=> string(47) "ne-gjurmet-e-te-atit-rishfaqet-greg-rama-134189" }