“Ne i njohim përgjegjësitë tona”, Xhafaj i prerë në Komisionin Europian: Emigrantët na i sillni ju

Publikuar tek: barometri, më 08:20 20-06-2018 “Ne i njohim përgjegjësitë tona”, Xhafaj i prerë në Komisionin Europian: Emigrantët na i sillni ju

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, me ftesë të Komisionerit për Migracionin, Punët e Brendshme dhe Shtetësinë të Bashkimit Evropian, Dimitris Avramopoulos, mori pjesë në takimin e zhvilluar në Komisionin Evropian, së bashku me Ministrat e Brendshëm të Ballkanit Perëndimor.

 

Në takim u diskutuan çështjet që lidhen me sigurinë, menaxhimin e kufirit dhe migracionin.

Kryefjala e takimit ishte rritja e bashkëpunimit rajonal me mbështetjen e BE-së lidhur me menaxhimin më efektiv të kufijve dhe luftën kundër kontrabandimit të personave për të frenuar flukset e imigrantëve të parregullt.

Xhafaj theksoi se përgjigja e vendeve të rajonit duhet të jetë e njëzëshme, ku secili nga vendet të mbajë përgjegjësitë që i takon, për përballimin e sfidave të përbashkëta, pasi çdo lëshim i një vendi do të kthehet në barrë për tjetrin.

“Ne i njohim përgjegjësitë tona edhe në këtë rast, ashtu sikundër kemi vepruar dhe jemi angazhuar me shumë përgjegjësi në sfida të mëdha, si ato për çështjet e azil kërkimit, luftës ndaj terrorizmit dhe krimit të organizuar e në një sërë fushash të tjera me interes të përbashkët me vendet anëtare të BE-së”, u shpreh Xhafaj.

Në këtë kontekst, vendet e rajonit u angazhuan gjithashtu të vazhdojnë përpjekjet e përbashkëta në luftën kundër terrorizmit dhe në adresimin e fenomenit të luftëtarëve të huaj, duke parandaluar ekstremizmin dhe radikalizmin e dhunshëm, si dhe të rrisin përpjekjet në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikimit të armëve të zjarrit.

Takimi dëshmoi edhe njëherë gadishmërinë e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së, për të thelluar më tej bashkëpunimin dhe ndërveprimin mes tyre për të adresuar sfidat e përbashkëta.

Takimi u zhvillua gjithashtu edhe në kontekstin e përgatitjes së Ministerialit të ardhshëm, që do të zhvillohet në Tiranë më 4 dhe 5 tetor, me pjesëmarrjen e Ministrave të Brendshëm, mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023790121078491
array(1) { ["section"]=> string(101) "ne-i-njohim-pergjegjesite-tona-xhafaj-i-prere-ne-komisionin-europian-emigrantet-na-i-sillni-ju-125064" }