Në Katalonjë fitojnë separatistët, Madridi i frikësuar për shkëputjen

Publikuar tek: bota, më 17:55 28-09-2015 Në Katalonjë fitojnë separatistët, Madridi i frikësuar për shkëputjen

Ashtu siç pritej, në zgjedhjet e zhvilluara në rajonin e Katalonjës në Spanjë, kanë fituar separatistët. Aleanca pro-pavarësisë, “Së Bashku për Po”, e drejtuar nga Artur Mas ka siguruar shumicën e vendeve në Parlament dhe ishte vetëm 5 vota larg nga shumica absolute, që i nevojiteshin për të përmbushur synimin për pavarësi brenda vitit 2017. Por një parti më e vogël me prirje separatiste mund të sigurojë 11-13 vende nga këto zgjedhje.

Megjithatë, kjo fitore e elementit separatist shton mundësinë për një ballafaqim me qeverinë qendrore në Madrid për shkëputjen e rajonit nga Spanja

“Kemi shumë punë për të bërë dhe nuk do të pushojmë. Kemi marrë një mandat demokratik dhe e dimë çfarë nënkupton ky mandat. E dimë si e arritëm fitoren, kur asgjë nuk ishte në favorin tonë. Por tani që fituam kemi një fleksibilitet dhe legjitimitet të mrekullueshëm për të përmbushur këtë projekt. Ne do ta realizojmë dhe do të përmbushim mandatin tonë”, ka deklaruar Mas pas zyrtarizimit të rezultatit.

Në bazë të planit autoritetet në Katalonjë parashikojnë miratimin e një Kushtetute rajonale, krijimin e një banke të Katalonjës dhe të një sistemi gjyqësor.

Qeveria qendrore e Kryeministrit Mariano Rajoy ka thënë pas përfundimit të zgjedhjeve se do të përdorë të gjitha mjetet ligjore për të parandaluar shkëputjen, ndërsa është shprehur i hapur për bisedime që nuk cënojnë integritetin territorial të vendit.

Mbretëria e Bashkuar ka kundërshtuar fortë shkëputjen e Katalonjës nga Spanja dhe kryeministri David Cameron është shprehur disa herë se në rast të pavarësisë, atëherë Katalonja do të përjashtohet nga Bashkimi Europian.

Lexo edhe: Pavarësia e Katalonjës mund të shkaktojë një tjetër krizë në Europë

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026053905487061
array(1) { ["section"]=> string(74) "ne-katalonje-fitojne-separatistet-madridi-i-frikesuar-per-shkeputjen-21852" }