Në kërkim specialistja e Financave, 1 mln lekë për të zgjidhur ‘hallin’! Ishte emëruar nga krahu i djathtë i Ramës, ndante paratë me dhëndrin e Vilma Nushit (EMRAT E PËRFSHIRË)

Publikuar tek: aktualitet, më 12:05 26-01-2019 Në kërkim specialistja e Financave, 1 mln lekë për të zgjidhur ‘hallin’! Ishte emëruar nga krahu i djathtë i Ramës, ndante paratë me dhëndrin e Vilma Nushit (EMRAT E PËRFSHIRË) Mona Alickaj dhe Engjell Agaci

Disa ditë më parë emisioni “Stop” ka denoncuar përmes kamerës së fshehtë rastin korruptiv në Ministrinë e Financave.

Specialistja Mona Aliçkaj, i ka marrë 1 mln lekë një qytetari i cili sorollatej prej 27 vitesh për të drejtën e tij. Ndërkaq, policia, pas denoncimit e ka shpallur në kërkim specialisten e sektorit të Auditit në Ministrinë e Financave, Mona Aliçkaj, për veprën penale korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike. Po ashtu është proceduar në gjendje të lirë 67-vjeçarja Manushaqe Selita për veprën Penale ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

Në njoftimin zyrtar thuhet se procedimi penal ndaj këtyre shtetasve filloi pas publikimit të pamjeve në emisionin “Stop” në datën 22 dhe 23 Janar, kur Selita ushtroi ndikim të paligjshëm tek specialistja e auditit në Ministrinë e Financave, Mona Aliçkaj, për privatizimin e një trualli me sipërfaqe 100 metra katror në favor të një shtetasi në Bradashesh të Elbasanit, duke i kërkuar dhe marrë shumën prej 100 mijë lekësh të reja. Materialet i kaluan prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Ministria e Finanave “lau duart” me këtë rast duke u mjaftuar vetëm me shkarkimin e specialistes mirëpo sipas Ina Zhupës, zëdhënëses së PD, “fijet” e kësaj aferre korruptive janë më të ngatërruara se kaq.

Kështu, Zhupa thotë se specialistja i ndante paratë me shefin e saj Endri Duçka, dhëndrin e Vila Nushit.

Sipas Zhupës fijet e tyre lidhen tek Engjëll Agaçi, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, i njohur ndryshe si krahu i djathtë i Edi Ramës i cili ka emëruar të gjithë sekretarët e përgjithshëm të ministrive.

“Të paprekshëmit e Edi Ramës në Ministrinë e Financave!

Skandali në Ministrinë e Financave po tentohet të mbyllet me shkarkimin e një specialisteje.

Siç u tregua me zë dhe me figurë në emisionin Stop, specialistja Mona Aliçka kërkonte rryshfet që një qytetar nga Elbasani të merrte dokumentat që i takonin me ligj. Paratë Mona e Ministrisë së Financave thotë se i ndante me shefin, Endri Duçka. 
Ky është personi që ka firmosur praktikën për privatizimin e ish serave për llogari të trafikantit të drogës, Mond Bega.

Por shkarkimi i specialistës që flet për bashkëpunim me drejtorin, nuk shkon deri tek drejtori. Endri Duçka nuk preket. Kushërira e tij, Gelardina Duçka, Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Financave, është personi që mbron një të dyshuar për korrupsion. Fijet e tyre lidhen tek Engjëll Agaçi, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, njeriu i punëve të pista të Edi Ramës, që ka emëruar të gjithë sekretarët e përgjithshëm të ministrive.

Endri Duçka ka edhe një veçori tjetër, që e dallon nga drejtorët e tjerë. Ai eshtë dhëndri i Vilma Nushit, mikes së Edi Ramës, kështu që garancia për paprekshmërinë e drejtorit Duçka është e dyfishtë, edhe nga kushërira Sekretare e Përgjithshme, edhe nga vjehrra, kliente e kryeministrit.

Janë bërë shumë qesharakë dhe të pështirë. Bëjnë sikur nuk dinë, bëjnë sikur nuk kuptojnë, bëjnë sikur nuk dëgjojnë.

Endri dhe Gelardina Duçka nuk dinë gjë për korrupsionin me firmën e tyre, njësoj si Edi Rama që nuk dintë gjë për fallsifikimin nga DH Albania që kishte marrë 30 milionë euro tendera në dy muaj”, denoncon Ina Zhupa.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072250366210938
array(1) { ["section"]=> string(176) "ne-kerkim-specialistja-e-financave-1-mln-leke-per-te-zgjidhur-hallin-ishte-emeruar-nga-krahu-i-djathte-i-rames-ndante-parate-me-dhendrin-e-vilma-nushit-emrat-e-perfshire-150383" }