Në Kështjellën e Edinburgut në Skoci me Armand Shkullakun

Publikuar tek: kulture-art, më 19:31 17-07-2017 Në Kështjellën e Edinburgut në Skoci me Armand Shkullakun

E kishim projekt prej vitesh, qëkur shkonim në Londër dhe Cambridge, të vizitonim kështjellën e famshme të Edinburgut, aty ku kështjella mban ndër supe historinë e Skocisë, e pse jo edhe të Anglisë. Aty ku është xhiruar filmi "Mbreti Artur".

Ndaj u nisëm me 13 korrik 2017 nga Londra me tren për Edinburg dhe pas një udhëtimi prej 4 orë e 20 minuta arritëm te qyteti, i cili edhe sot kishte mbetur qytet perandorak. Nxituam për në Kështjellë e ku mes morisë së turistëve shikonim qytetin-kështjellë. Mbetëm nëpër kështjellë disa orë, më pas nëpër qytetin e hijshëm e të sertë mbretnor të Edinburgut. Shkuam edhe atje ku bëhej wiski, wiski i famshëm skocez që ka pushtuar botën. Ishte kulmi i verës dhe temperatura mezi kapte 18 gradë.Pimë me Mandin wiski të vertetë skocez, mu te burimi nga del! Pimë dhe nganjëherë, edhe e dehëm, ne, wiskin!

20182972_10210429712841160_1748116253_n.jpg

Unë isha me bashkëshorten, Natalinë, kurse Mandi me vajzën, Patin, dhe bashkëshorten, Eldën.

Ia kaluam bukur, ishim në Skoci!

Që nga Londra, në tren, rifreskuam memorien për Edinburgun dhe filmin e madh të Hollivudit, "Mbreti Artur", xhiruar pikërisht në kështjellën e famshme. Dhe ja po botoj se çfarë është shkruar për Mbretin Artur, historinë e këtij qyteti:

A ka ekzistuar ndonjëherë Mbreti Artur dhe kalorësit e Tryezës së Rrumbullakët

Na ishte një herë një Mbret, Uther Pendragon, i dashuruar pas Igrainës, bashkëshortja e dukës së Kornuollit. Uther i kërkoi takim magjistarit Merlin. Ai pranoi, por në këmbim të magjisë i kërkoi djalin që do të lindte nga martesa. Kështu Merlinit iu dha për birësim Arturi i vogël, i cili në moshën 15-vjeçare arriti të shkulte nga shkëmbi një shpatë të ngulur në thellësi, duke fituar kështu të drejtën për t‘u bërë Mbreti i Britanisë.

Më pas Merlini e çoi Arturin buzë një liqeni, nga ku doli një dorë misterioze që mbante Ekskalibur-in, shpatën madhështore me të cilën Mbreti do të fitonte çdo betejë. Me anë të fuqisë së tij Arturi mundi Luçon, Perandorin e Romës dhe themeloi një perandori që bënte bashkë Irlandën, Skandinavinë dhe një pjesë të Francës.

20182972_10210429712841160_1748116253_n_copy.jpg

Burime të fshehta

Këtu e ka zanafillën edhe njëra prej legjendave më të mëdha të historisë: ajo e Mbretit Artur dhe kalorësve të Tryezës së Rrumbullakët. Një histori plot aventurë dhe romantizëm, që ka frymëzuar breza të tërë rapsodësh, romancierë dhe regjisorë Hollivudi. Po sikur të mos bëhej fjalë për një legjendë?

A ka ekzistuar vërtet Mbreti Artur? “Do të ishte e gabuar të përgjigjesh me një po, ose me një jo. Figura të tjera historike u bënë heronj legjendarë, si Aleksandri i Madh, apo Karli i Madh. E dimë që ata ekzistojnë vërtet, sepse kanë burime të qarta historike që i konfirmojnë. Ndërsa për Arturin, gjërat janë më të vështira, sepse bëmat bazohen të gjitha mbi një legjendë”, thotë një historian britanik dhe eksperti më i madh mbi Mbretin Artur. Pra, para se të guxojmë të flasim për gjurmët e Mbretit, le të fillojmë nga legjenda në kërkim të fillimeve të tjera¦

Dashuri (dhe fëmijë) sekretë

Në pallatin e Mbretit, kështjella e Kamelot, Arturit i shkonin pas djelmosha të rinj që ëndërronin të bëheshin kalorës të Tryezës së Rrumbullakët, urdhri që ishte betuar për vendosjen e drejtësisë dhe nderit. Më trimi prej kalorësve, Lançeloti ishte në prag të gjetjes së Gralit të Shenjtë, por dështoi për një mëkat të vetëm: marrëdhënien e fshehtë me gruan e Arturit, Gjenevra. Ky ishte edhe preteksti për një komplot ndaj vetë Mbretit. Që në rini, Artur kishte dashur motrën e gjetur të Gjenevrës, Morganën dhe prej saj pati një djalë, i cili u bë Sër Mordred, një prej kalorësve. I etur për hakmarrje, Mordred e informoi Arturin për tradhtinë e Gjenevrës dhe e bindi të largonte Lançelotin e të udhëhiqte një ekspeditë kundër kështjellës së tij në Francë. Duke qenë se mbeti i vetën në drejtimin e Britanisë, Mordred u mundua të rrëmbente fronin dhe të martohej me Gjenevrën.

Pasi e zbuloi tradhtinë, Arturi u drejtua për në Kamelot. Gjatë rrugës u takua me ushtrinë rebele të të birit dhe u përlesh në një duel deri sa Mordred vdiq dhe vetë Arturi u plagos rëndë. Kështu ai urdhëroi një kalorës, Sër Bediver, ta hidhte Ekskaliburin (shpatën) në liqen, kur një dorë gruaje doli nga fundi i ujit për të kapur atë. Ndërsa Mbreti Artur qëndroi në ishullin Avalon për të kuruar plagët që kishte marrë gjatë përleshjes.

Në kërkim të Arturit

Pavarësisht ngjarjeve, kjo është një histori e gjatë dhe e ndërlikuar. Po si është e mundur që nuk ka lënë gjurmë? Dokumentet e para që flasin për Mbretin Artur shfaqen në shekujt V-VI pas Krishtit, në fundin e sundimit romak në Britani, në fillimet e Mesjetës. Përmendjen më të hershme të emrit të tij e gjejmë në “Historia Brittonum” e murgut Nenio, në shekullit IX. Ai nuk citon kurrë një “Mbret Artur”, por tregon bëmat e një komandanti ushtarak me atë emër, i cili ishte i gatshëm të mbronte zotërimet e britanikëve nga pushtuesit saksonë, të cilët do t‘i mundte në 12 beteja.

Por tregimet mbi një personazh të ngjashëm qarku

Nga Nikoll Lesi

20196257_10210429713201169_1883720496_o.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Intervista me kineastin e madh rus: Ju rrëfej se si lindi idea e filmit për Ismail Kadarenë
Bashkia zbukuron topat e Ali Pashë Tepelenës »
Article Logic
Execution time: 0.016305923461914
array(1) { ["section"]=> string(63) "ne-keshtjellen-e-edinburgut-ne-skoci-me-armand-shkullakun-86468" }