Në Kinë del në qarkullim autobusi gjigant

Publikuar tek: bota, më 16:48 03-08-2016

Autobusi që konsiderohet si e ardhmja e në shumë qytete ka bërë sot udhëtimin e tij të parë në Pekin. Autoritetet kanë inaguruar autobusin me përmesa gjigante, i cili është ndërtuar për të mbajtur katër herë më shumë pasagjerë se autobusët ekzistues.

Ai është 22 metra i gjatë, 8 metra i gjërë dhe 5 metra i lartë, ndërsa hapësira boshe me rrugën është plot dy metra, çka u jep mundësinë makinave të parakalojnë.

Autobusi ecën mbi shina me një shpejtësi prej 60 km/orë dhe në Kinë e shohin si zgjidhjen ideale për mbipopullimin dhe uljen e ndotjes.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027055978775024
array(1) { ["section"]=> string(47) "ne-kine-del-ne-qarkullim-autobusi-gjigant-48641" }