Në kohën e vlerave të rrejshme iku ky burrë me vlera të mëdha, dikush i thotë dy fjalë...

Publikuar tek: fcb-bomb, më 13:56 27-09-2017 Në kohën e vlerave të rrejshme iku ky burrë me vlera të mëdha, dikush i thotë dy fjalë...

Ditën e djeshme u nda nga jeta një ndër përkthyesit më të rëndësishëm në Shqipëri Afrim Koçi, fitues i Çmimit Kombëtar të Letërsisë dhe shqipëruesi i shumë kryeveprave të autorëve të mëdhenj.

Përkthyesi i njohur Afrim Koçi është ndarë nga jeta në  moshën 79-vjeçare pasi nuk mundi t’i mbijetonte operacionit për sëmundjen e rëndë por askush nuk u ndal te ky njeri i vlerave të mëdha.

Moderatori Dritan Hila jep një mesazh të fortë për njeriun që na bëri të shijonim veprat e mëdha botërore.

“Ne kohen e vlerave te rrejshme iken nje burre me vlera te rralla qe me ka bere te shijoj shkrimtaret e botes me shume se ne gjuhen e tyre. Nuk e njihja si portret deri diten e sotme qe iku por e njihja prej dekadash si emer dhe e blija librin sapo shikoja ne fleten e dyte emrin e tij si perkthyes. Doni nje prove? Gjeni diku nje botim me permbledhje tregimesh ne shqip te Mark Twain "Udhetimi i kapiten Stromfilld ne parajse", apo "Kronike e kohes se Karlit te IX" te Prosper Merime dhe do shikoni ç'do me thene mjeshteri perkthimi. Lamtumire Afrim Koçi”, shkruan Hila.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027198076248169
array(1) { ["section"]=> string(91) "ne-kohen-e-vlerave-te-rrejshme-iku-ky-burre-me-vlera-te-medha-dikush-i-thote-dy-fjale-93863" }