Në konferencë me FMN-në, Cani, Ahmetaj dhe Sejko. Ministri i Financave: Me buxhetin e ri do kemi sufiçit primar dhe s’do rrisim taksat

Publikuar tek: ekonomi, më 15:50 10-11-2015 Në konferencë me FMN-në, Cani, Ahmetaj dhe Sejko. Ministri i Financave: Me buxhetin e ri do kemi sufiçit primar dhe s’do rrisim taksat

Në një konferencë me Fondin Monetar Ndërkombëtar, ministri i Financave Shkëlqim Cani, ministri i Zhvillimit Ekonomik Arben Ahmetaj dhe guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko kanë paraqitur një situatë të mirë ekonomike për Shqipërinë.

Cani tha se buxheti i 2016 nuk do të rrisë taksat për qytetarët, madje do t’i ulë për sektorë si bujqësia.

Cani:

“Ecuri e suksesshme e ekonomisë shqiptare. Qeveria ka arritur objektivat. Reformat shumë shpejt do japin efekt.  Do ndikojmë në rritjen e ekonomisë, por do shtrojmë shtratin për rritje më të madhe ekonomike në 2016. Me FMN kemi vendosur të kemi sufiçit primar. Ka rënie në çmimin e naftës dhe mineraleve. Buxheti që rakorduam me FMN nuk do të befasojë kënd se ky buxhet nuk rrit taksa, në të kundërtën mund të ulë taksa në sektorë të veçantë të bujqësisë. Të ardhurat fiskale: pavarësisht nga dinamikat e të ardhurave, ajo që është thelbësore është se deficiti nuk do të lëvizë, në parametrat e dakordësuar. Të ardhurat fiskale, ndryshe nga ç’kërkohet më kot që të keqinterpretohen, në fakt kanë faktorë të jashtëm. Ka ristrukturim të ekonomisë. Lidhur me detyrimet e prapambetura dhe eurobondin: Kishim detyrim të shlyenim në 3 vite gjithë borxhet e 8 viteve të qeverisë së shkuar. Me borxhin e këtij viti e mbyllim, pra brenda 2 viteve ne shlyejmë 72 miliardë lekë, ose 720 milionë dollarë. Po aq do jenë të shlyera në fund të këtij viti.”

Sejko

“Ndajmë pikëpamje konvergjente me FMN. Ekonomia shqiptare ka shënuar norma pozitive rritje gjatë gjysmës së parë, do ruhen edhe gjysmën e dytë. Sistemi bankar mbetet solid në pikëpamje të likuiditetit dhe kapitalit. Zhvillimet në Greqi nuk lanë pasoja. Inflacioni qëndron poshtë 3%.Rritja e kredisë mbetet nën nivelet e dëshiruara.

Masat: Ruajtjen e kahut aktual të politikave makro-ekonomike. Masa për pasigurinë e biznesit. Jemi kooordinuar me FMN dhe kemi shumë të qarta masat në mbyllje të këtij viti dhe në 2016.”

Ahmetaj

“Do pastrojmë Shqipërinë nga informaliteti. Çfarë po ndodh me ekomominë shqiptare? Këto dy vite është punuar për të pastruar atë infektim të trashëguar në ekonominë shqiptarë, qoftë me energjinë, qoftë me borxhet e prapambetura qoftë me katastrofën fiskale. Dy vjet duke u kthyer përgjigje të gjithë cinikëve dhe keqdashësve që promovuan skenarin grek.

Ne kemi shlyer të gjitha borxhet që një qeveri e papërgjegjshme na la. Qeveria nga operacionet e veta nuk krijon më borxh në kurriz të qytetarëve, por është kaq e përgjegjshme, sa punon dhe shlyen borxhet.

Rritja ekonomike vlerësohet të jetë 2.7%. Ka filluar një trajektore rritje. Vitin tjetër do të kemi një rritje 3.4% dhe do kemi investime në Devoll, TAP, Skavica, Parku industrial apo resorte turistike .

Ky buxhet reflektoi suksesin e drejtpërdrejtë të operacionit anti-informalitet në energji. Nëse nuk do të kishim bërë këto operacione, sot do ishim duke rritur të paktën 200 milionë dollarë taksa. Jo vetëm s’po i rrisim, por do kemi ulje në bujqësi, turizëm. Detyra jonë është që përballë çdo ciniku dhe çdo qytetari që dëshiron buzëqeshjen ekonomike të vazhdojmë reformat”

FMN-Anita Tuludhar

“Reforma në energjitikë themel për rritje. Pritet që rritja ekonomike të jetë 3 deri në 3.5%. Inflacioni do mbetet i ulët 2%”

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026231050491333
array(1) { ["section"]=> string(136) "ne-konference-me-fmn-ne-cani-ahmetaj-dhe-sejko-ministri-i-financave-me-buxhetin-e-ri-do-kemi-suficit-primar-dhe-s-do-rrisim-taksat-25104" }