Në Korçë ia vodhën pikturat, por ja çfarë ndodh sot në Venecia me Vangjush Mion

Publikuar tek: kulture-art, më 18:15 16-03-2018 Në Korçë ia vodhën pikturat, por ja çfarë ndodh sot në Venecia me Vangjush Mion Veprat e piktorit Vangjush Mio

Pas skandalit të vitit 2012 ku u vodhën rreth 60 veprat e piktorit të mirënjohur Vangjush Mio në Galerinë e Korçës, duket se fama e pikturave të tij i ka kaluar kufinjtë e vendit tonë.

Portali i njohur venecian Artribune, ka zgjedhur të shkruajë një përkujtimore të shkurtër për artistin shqiptar.

Faqja e përkushtuar ndaj artit e ka cilësuar Vangjush Mion si pioner të dritës në pikturë dhe si të parin impresionist shqiptar.

Poeti i peisazhit, i pari dhe i vetëm impresionist shqiptar, pionier i dritës në pikturë, Piktor i Popullit, iniciator i artit modern të pikturës në Shqipëri. Këto janë vetëm disa epitete që gjatë viteve historianët dhe kritikët e artit i kanë kushtuar figurës së Vangjush Mio (1891 - 1957), i lindur dhe jetuar për një pjesë të madhe të jetës së tij në Coriza në Korçë qytet në kufirin me Greqinë dhe Maqedoninë, me nofkën ‘Parisi i vogël i Shqipërisë’”- ka shkruar Artribune.

Skandali me vjedhjen e veprave të Vangjush Mio-s u diskutua shumë në vitin 2012, pasi në një inventar të kryer në galerinë e Korçës rezultoi se mungonin 60 veprat e tij.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Magjike: Violinisti i famshëm shqiptar interpreton mbi statujën e Krishtit në Rio. Si ndërhyri Vatikani
Laert Vasili në fushatë për drejtor teatri: Dua që të ngrihet tek piramida [VIDEO] »
Article Logic
Execution time: 0.17533493041992
array(1) { ["section"]=> string(85) "ne-korce-ia-vodhen-pikturat-por-ja-cfare-ndodh-sot-ne-venecia-me-vangjush-mion-113503" }