Në Kosovë arrestohen gjysma e deputetëve të opozitës, situata sa vjen e rëndohet

Publikuar tek: politike, më 23:24 14-12-2015 Në Kosovë arrestohen gjysma e deputetëve të opozitës, situata sa vjen e rëndohet

Situata rënduar politike në Kosovë duket se nuk ka zgjidhje, por ajo sa vjen edhe rëndohet më shumë. 13 deputetë nga 30 që ka opozita në Kuvend janë tashmë të arrestuar dhe ndodhen në qelitë paraburgimit apo në arrest shtëpie.

Dy deputetë të AAK-së dhe dy të tjerë të Vetëvendosjes janë arratuar ditën e sotme, duke e çuar numrin në 13, pothuajse gjysma e deputetëve që kanë 3 partitë opozitare.

Opozita ka vendosur të mos tërhiqet nga kërkesat e saj për anulimin e marrëveshjeve me Serbinë dhe Malin e Zi, ndërsa koalicioni qeverisës i drejtuar nga Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi kanë hedhur poshtë këto kërkesa.

Faktori ndërkombëtar ka dalë kundër opozitës kosovare duke dhënë mbështetje të fortë për qeverinë në Prishtinë.

Deputetët e arrestuar nga policia:

Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Ismajl Kurteshi, Fisnik Ismaili, Faton Topalli, Glauk Konjufca, Aida Dërguti dhe Besa Baftiu nga VV. Donika Kadaj, Pal Lekaj, Time Kadriaj, Teuta Haxhiu nga AAK dhe Haxhi Shala i Nismës për Kosovën.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Ed ku*va por drogohet në një disko greke”, mesazh si ky Berisha nuk kishte publikuar më parë
‘’Je te Sent, o Mbret’’! Kryetarja e FRESSH i nxjerr të palarat Sali Berishës: Ja e vërteta e e-mailit që i erdhi për Edi Ramën »
Article Logic
Execution time: 0.022368192672729
array(1) { ["section"]=> string(85) "ne-kosove-arrestohen-gjysma-e-deputeteve-te-opozites-situata-sa-vjen-e-rendohet-27780" }