Në Kosovë presin Kombëtaren, FSHF: Vonesa jo prej situatës politike

Publikuar tek: sport, më 16:04 14-10-2015 Në Kosovë presin Kombëtaren, FSHF: Vonesa jo prej situatës politike

Pas suksesit të arritur në eleminatoret e kampionatit europian, në Kosovë të gjithë po presin mbërritjen e Kombëtares shqiptare, që edhe kjo pjesë kombit të festojë njësoj siç ndodhi në Tiranë. Por, deri më tani ende nuk ka një datë zyrtare se kur ekipi i Shqipërisë do të jetë i pranishëm në Prishtinë.

Mediat kosovare kanë aluduar se vonesa ka të bëjë me situatën e rënduar politike që ndodhet në Kosovë, por FSHF e ka mohuar.

Sipas Federatës shqiptare, vonesa nuk lidhet me situatën politike, por ende nuk është caktuar një datë për këtë vizitë.

“Nuk është e vërtetë që është anuluar vizita e Kombëtares në Kosovë për shkak të situatës politike aty. Vizita do behet,thjesht nuk është caktuar akoma data, kur te vendoset do behët publike”, është thënë nga zyra për informim e FSHF-së për Kosovapress.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Këto janë skuadrat e kualifikuara direkt në Euro2016, Hollanda jashtë Europës
De Biasi qetëson Manajn: Ishte keqkuptim, dyert i ka të hapura »
Article Logic
Execution time: 0.09422779083252
array(1) { ["section"]=> string(71) "ne-kosove-presin-kombetaren-fshf-vonesa-jo-prej-situates-politike-23112" }