Në kulmin e tensioneve politike, moderatorja e njohur shqiptare hyn në Parlament, poston foto me Ramën e kabinetin qeverisës

Publikuar tek: fcb-bomb, më 14:23 18-12-2017 Në kulmin e tensioneve politike, moderatorja e njohur shqiptare hyn në Parlament, poston foto me Ramën e kabinetin qeverisës

Moderatorja e njohur, Albana Osmani ka postuar një foto ku shfaqet me kryeministrin Edi Rama dhe kabinetin e tij qeverisës në ambientet e parlamentit, ndërsa jashtë godinës kishin nisur protestat e dhunshme mes tyre dhe policisë.

Prej kohësh, Albana ka ndërmarrë një fushatë sensibilizuese për fëmijët e sëmurë me leucemi, ndërsa ra menjëherë në sy që një pjesë e deputetëve e kishin mbështetur këtë fushët sensibilizimi edhe në nisje të kuvendit, duke i veshur bluzat me një luledielli, pse thjeshtë duke i varur mbi tryezë.   

Osmani ka përfituar nga rasti, pavarësisht situatës së tensionuar dhe ka shkrepur një foto në seancë dhe falenderon kryeministrin e kabinetin e tij qeverisës për mbështetjen e fushatës.
“Sot në seancen e fundit, deputetët e Parlamentit Shqiptar te veshur me Humanizem ne mbeshtetjen e Femijeve . Edhe pse duket e trazuar situata politike sot , me proteste jashte Parlamentit, perseri te gjithe i moren bluzat , dikush I veshi dhe na lumturoi shume , dikush e mbajti ne dore dhe vazhdoi programin me ceshtjet e ngritura ne diskutim..! Faleminderit perzemersisht Kryeministrit te Shqiperise Z.Edi Rama , gjithe Kabinetit te tij , gjithe gupeve parlamentare , qe dhane sot mesazhin me te bukur te vitit ! Faleminderit Z.Basha , Faleminderit Znj Monika Kryemadhi qe pavaresisht temes se dites në duart tuaja jane bluzat me ? dedikuar Femijeve Shqiptare . #Albania #Kosova #youareasunfloëer Fondi i mbledhur nga bluzat e Fushates tone te dyte , shkon ne mbeshtetjen me shume dashuri per ty Kosove dhe per bijte e tu . Nderkohe ne si Luledielli kemi 3 Projekte aktualisht dedikuar Spitalit Rajonal te Elbasanit,te Kukesit, dhe 5-sa/ Shendeti mendor /Pediatria. Seanca vazhdon me nderprerje por vitin e mbyllem me Lulediellin tone në Parlament”, shkruan moderatorja.

albna_osmani.jpg

aa.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022523880004883
array(1) { ["section"]=> string(129) "ne-kulmin-e-tensioneve-politike-moderatorja-e-njohur-shqiptare-hyn-ne-parlament-poston-foto-me-ramen-e-kabinetin-qeverises-103515" }