Në Kuvend hyjnë 7 deputetë të rinj, largimi i Kosovës rikthen Dllogjanin nën siglën e PD

Publikuar tek: politike, më 20:24 16-04-2015 Në Kuvend hyjnë 7 deputetë të rinj, largimi i Kosovës rikthen Dllogjanin nën siglën e PD

Kandidimi i Halim Kosovës për Bashkinë e Tiranës rikthen në Kuvend Asllan Dogjanin nën siglën e Partisë Demokratike.

Kosova duhet të dorëhiqet nga mandati i deputetit për të garuar në zgjedhjet lokale të 21 qershorit dhe i renditur pas tij në listë ndodhet Asllan Dogjani. PD ka respektuar kuotën gjinore në qarkun e Tiranës, çka bën që në Kuvend mos të hyjë një femër, por personi i renditur më poshtë. Dllogjani në vitin 2013, përpara zgjedhjeve u largua nga PS për tu bashkuar me PD-në në atë kohë në mazhorancë

Gjithashtu, në Kuvend do të hyjnë edhe 6 deputetë të rinj pasi kolegë të tyre do kandidojnë në bashki të ndryshme të vendit.

Arbjola Halimi zëvendëson Ardian Trukun në Elbasan për PD-në, Besnik Dusha që kandidon në Tropojë zëvendësohet nga Mimoza Hajdarmataj.

Mimoza Rira nga LSI kandidon për Prrenjasit dhe vendin e saj në Kuvend e zë Edlira Çërkezi, i vetmi ndryshim në grupin parlamentar të kësaj partie.

Tek PS, Bujar Çela dhe Xhevit Bushaj hyjnë në Kuvend pas largimit të Armando Subashit dhe Majlinda Bufit, respektivisht për Fierin dhe Roskovecin. Gjithashtu , Artur Bushi i cili kandidon në Krujë zëvendësohet nga Besim Troplini.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ilir Meta për Veliajn: Përzgjedhja e tij ka qenë shumë e vështirë
Veliaj shkruan në facebook: Do rilind Tiranën në kohë rekord »
Article Logic
Execution time: 0.023225069046021
array(1) { ["section"]=> string(92) "ne-kuvend-hyjne-7-deputete-te-rinj-largimi-i-kosoves-rikthen-dllogjanin-nen-siglen-e-pd-8940" }