Në lule të “rinisë”, gjyshi befason gjithë autobuzin në mes të Tiranës

Publikuar tek: fcb-bomb, më 15:50 04-05-2017 Në lule të “rinisë”, gjyshi befason gjithë autobuzin në mes të Tiranës

Të jesh i dashuruar, të gjithë mendojnë se është bekim dhe një fazë që kalohet në rini. Me lule në duar teksa vrapon drejt të dashurës për ta pritur të dalë nga shkolla ose ulur në stolin pranë punës së saj, janë histori që i dëgjojmë shpesh jo vetëm në jetën reale por edhe në rrëfimet letraro-artistike. 

Të jeni të bindur se ana tjetër e medaljes që do zbuloni tani do t’ju ndryshojë ditën dhe shtojë shpresën se dashuria me të vërtetë nuk ka fund.
Ora 8 e mëngjesit e gjen ulur në ndenjësen e autobuzit me një trëndafil ngjyrë rozë në duart e tij të rrudhura. Me sytë që i shkëlqejnë nga gëzimi dhe një buzëqeshje të ëmbël vështron nga xhami i dritares përbri tij.

Në foto është gjyshi rreth të 90-dhjetave i cili rrëmbeu vëmendjen e dhjetëra syve sot teksa qëndronte ulur në ndenjësen e autobuzit që po qarkullonte në pikun e mëngjesit në qendër të Tiranës.

I qetë i lumtur me trëndafilin që nuk e lëshoi nga dora, teksa i shijonte aromën përhumbi në mendime. Të rinjtë aty pranë u "xhelozuan" sepse ai ndihej po aq i ri sa ato. Me trëndafilin në duar zbret nga autobuzi dhe niset... mbase për tek e dashura e tij!

jkhjhjh.jpg

gjjjkj.jpg

ghgjjjj.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022774934768677
array(1) { ["section"]=> string(73) "ne-lule-te-rinise-gjyshi-befason-gjithe-autobuzin-ne-mes-te-tiranes-77466" }