Në Mynih shpërndahen fletpalosje kundër Ramës: Është njeri i terrorit dhe jo artist

Publikuar tek: politike, më 23:20 14-09-2015 Në Mynih shpërndahen fletpalosje kundër Ramës: Është njeri i terrorit dhe jo artist

Disa fletpalsoje kundër kryeministrit Edi Rama janë shpërndarë sot në Mynih të Gjermanisë, përpara galerisë Kampl, aty ku kryeministri shqiptar hapi ekspozitën e tij.

Kanë qenë aktivist të shoqërisë civile ata që kanë shpërndarë këto fletpalosje, në të cilat Rama përshkruhet si një njeri që përhap terror dhe jo artist. Aty listohen edhe disa fakte, të paktën ashtu siç pretendon kjo lëvizje, se shqiptarët kanë nivelin më të ulët të respektimit të drejtave të njeriut në Europë, politikanët janë të korruptuar dhe kriminelë, se njerëzit në Shqipëri vdesin pasi nuk kanë mundësi të blejnë ilaçe.

“Populli vajton ndërsa Rama pikturon” dhe “Bridh nëpër Europë o dështak se në të paguajm me gjak”, ishin disa nga parullat e tjera të vendosura përpara galerisë së artit në qytetin gjerman.  

Ky aksion është zhvilluar një ditë pasi Rama është kthyer në Shqipëri, ku edhe ka uruar nxënësit me rastin e ditës së parë të shkollës. Disa gazeta gjermane kanë shkruajtur për ekspozitën e Ramës, ndërsa pikturat e tij janë vlerësuar me një çmim prej 1,500 eurosh.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Majko i tërheq vëmendjen Tiranës dhe Prishtinës: Lëreni rrushin, merruni me Preshevën
Vlora nis procesin për zgjedhjen e kreut të ri të PS, kandidatët fillojnë shpalljen e platformave »
Article Logic
Execution time: 0.0045099258422852
array(1) { ["section"]=> string(88) "ne-mynih-shperndahen-fletpalosje-kunder-rames-eshte-njeri-i-terrorit-dhe-jo-artist-20773" }