“Në një javë pushohen nga puna 550 punonjës të UKT, rekrutimi për 6 mijë euro”, Berisha flet për “kartolinën e zezë”

Publikuar tek: politike, më 17:32 09-01-2016 “Në një javë pushohen nga puna 550 punonjës të UKT, rekrutimi për 6 mijë euro”, Berisha flet për “kartolinën e zezë” Erion Veliaj gjate ceremonise se betimit si kryebashkiak

“Kartolinë e zezë” kështu e quan ish kryeministi Berisha atë që kanë marrë punonjësit e Ujësjellës-Kanalizimeve në Tiranë. Berisha akuzon kryebashkiakun Erion Veliaj se ka pushuar nga puna, 550 punonjës në vetëm një javë. Ish kryeministri shkon edhe më tej duke pihuar se rekrutimet e reja po bëhen “kundrejt rryshfetit prej 60 mijë euro për person”.

“Në një jave pushohen nga puna, nga Bashkia e Tiranës 550 punonjës. Vetëm më dt 31 dhjetor dëbohen nga puna, në menyre antiligjore, 350 punonjës të UKT!!

Të dashur miq, dje arriti në 550 numri i punonjesve të UKT të përzënë ditët e fundit në mënyrë antiligjore nga puna. Vetëm më dt 31 dhjetor, morën urdhërin e dëbimit nga puna 350 punonjës të UKT. Kjo ishte kartolina e zezë që ata dhe familjet e tyre morën nga Erion Veliaj.

Motivacioni nuk është dhënë me asnjë shkrese bashkëlidhur që të vërtetojë motivin e lirimit, dhe pjesa dërrmuese e punonjësve kanë qenë me kontratë të përhershme, kështu që praktika e ndjekur është tërësisht e jashtligjshme.
Gjithashtu, para dy muajve, në shkelje flagrante të ligjit të sherbimit civil Erion Veliaj largoi nga stafi i bashkisë 120 punonjës të gjithë me status të nëpunesit civil. Ai ndërmorri këtë veprim ndërkohe që rriti me qindra vetë numrin e punonjësve të Bashkisë së Tiranës.

Rekrutimet e reja po bëhen kundrejt ryshfetit prej 6 mijë euro për person! Sb”, përmbyll ish kryeministri.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vëllai i Sokol Olldashit kundërpërgjigje të fortë deputetit të PD: Im vëlla edhe në varr, më i zgjuar se ty në kuadrat
Veliaj heq zbukurimet në Tiranë, falenderon disa emra të përveçëm (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.019250154495239
array(1) { ["section"]=> string(116) "ne-nje-jave-pushohen-nga-puna-550-punonjes-te-ukt-rekrutimi-per-6-mije-euro-berisha-flet-per-kartolinen-e-zeze-29551" }