Në një muaj 4 klipe, Ledri Vula djeg Ulqinin dhe rrëfehet te Labi (INTERVISTA-VIDEO)

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 15:26 11-08-2016

Ledri Vula flet flet në një intervistë interesante për Labin ku rrëfen për 30 vjetorin e tij të lindjes, verën, flirtet, pëlqimet e para, udhëtimet e pushimet.

Reperi këto kohë është bërë i pandashëm nga Flor Mumajesi me të cilin ka realizuar edhe dy hite verore “beautiful” dhe “Nuk ma la”.

Ja ç’thotë Ledri nga Ulqini ku performoi bashkë me Mumën në prezencën e një publiku të zjarrtë femëror.

Po jam i lidhur me Ulqinin. Që në fëmijëri jam i lidhur me Ulqinin. Që nga 1 vjeç, çdo vit kam ardh cdo dy muaj këtu deri sa bëhesha zezak. S’kam dalë as nga uji as nga dielli.

Kemi pasur edhe një Vulë më të madh pas 30 vjetorit…

Të gjithë më kanë ardhur të më presin ditëlindjen këtu. Kaluam shumë mirë. Jam njëfarë gjysëm ulqinaku.

Në anën tjetër ke punuar me anghazhime të mëdha. Projektet e fundit secila e ka nganjë mesazh…

Po, kanë dalë në një muaj katër klipe të reja. Jam I kënaqur kam ecur shumë mirë.

Kanë ecur shumë mirë…

Jam happy kur më bëjnë share këngët dhe bëjnë një koment të bukur.

Sezoni i verës sezon bombastik…secili vend shumë njerëz…

Në verë kalon mirë dhe lodhja nuk ndjehet. Edhe pse lodhëm verës nuk do të ndalet.

Gjumi?

Kohën e fundit kam qef me vozit vet dhe po fle gjatë ditës. Natën…

Provoje kafen…Unë e di që shoqet e klasës të lënë kujtime…cila është e para?

Simpatinë e parë? Që kam pëlqyer një femër? Në klasë...

Në klasë? Me i thënë emrin? 

Po po e mbaj mend. S’jena puth. E kam takuar., Na ka pëlqyer shoqëria.

Cili shtet të pëlqen me pa?

Amerika. Kur shkova për herë të parë, ndoshta është prej vendeve të vetme që u ndjeva në shtëpi. Nuk do të shkoja të jetoja, por nëse do të shkoja, në Nju Jork do jetoja.

Cilin vit s'duhet të kujtosh?

Krejt i kisha kujtuar kështu ndonjëherë.

Cili vit është më i miri? Cila dashuri është më e mira?

Për mua gjithë viti i ardhshëm, viti që vjen...sivjet është viti më I mirë. Sepse kam punuar këtë vit pak më shumë por vitin e ardhshëm akoma më shumë.

Do shkosh me pushime?

Po po do shkoj, por edhe dicka që kam qef të bëj edhe në shtator, tetor, por edhe në nëntor, por edhe dimrit kur bie shi…me shkru tekste atë kohë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.052937984466553
array(1) { ["section"]=> string(87) "ne-nje-muaj-4-klipe-ledri-vula-djeg-ulqinin-dhe-rrefehet-te-labi-intervista-video-49442" }