“Në panair ka punë me 3000 euro rrogë”, si reagojnë kompanitë për deklaratën e Ramës (Video)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 22:06 04-05-2016

I ngacmuar nga deklarata e kryeministrit Edi Rama se në Panairin e Punës mund të gjeje punë me pagë deri në 3000 euro, Ismet Drishti ka shkuar vetë dhe është interesuar pranë kompanive nëse kjo ishte e vërtetë.

Të gjithë përfaqësuesit mbetën me gojë hapur kur u pyetën nëse ofronin punë që paguhej 3000 euro në muaj. “Nëse do kishte një pagë të tillë, nuk do isha unë këtu”, përgjigjet një përfaqësuese e një kompanie.

Ndërsa një drejtues Call Center-i pyet sinqerisht nëse paga 3000 euro në muaj përfshin të gjithë punonjësit apo vetëm një person.

Si përfundim, asnjë nga kompanitë e pyetura nga “Zjarr Tv” nuk ofronin pagë të përafërt me atë të deklaruar nga Rama. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.017990112304688
array(1) { ["section"]=> string(93) "ne-panair-ka-pune-me-3000-euro-rroge-si-reagojne-kompanite-per-deklaraten-e-rames-video-39512" }