Në Perros Guirec, krahas futbollit prezantohet Shqipëria turistike

Publikuar tek: kulture-art, më 11:16 14-06-2016 Në Perros Guirec, krahas futbollit prezantohet Shqipëria turistike

Shqipëria turistike prezantohet gjatë zhvillimit të Euro 2016 në Francë si një mundësi fantastike për promovimin e turizmit të vendit tonë. Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes në bashkëpunim me FSHF-në mundësuan krijimin e këndit shqiptar të turizmit, ku shërbehet me informacion turistik për të gjithë të huajt që vizitojnë Shtëpinë e Kombëtares në Perros Guirec.

Në qendrën turistike të qytetit që mirëpret kuqezinjtë tanë, Agjencia Kombëtare e Turizmit ka ngritur një stendë të sajën ku banorëve vendas i ofrohet në gjuhën frënge gjithçka që duhet të dinë mbi mrekullitë që ofron Shqipëria nga pikëpamja turistike. Alborent Rama, i dërguari AKT-s në Perros Guirec u shpreh se “në paraqitjen e parë historike në një kompeticion madhor si Euro 2016, ishte një mundësi e mirë për t’ju paraqitur francezëve Shqipërinë, mrekullinë  e panjohur turistike të Europës”.

De Biasit ju dorëzua simbolikisht edhe Pasaporta Turistike Shqiptare, duke përcjellë në të njëjtën kohë vlërsimin dhe admirimin e tij për potencialin që Shqipëria ofron nga pikëpamja turistike.

Gjithashtu si një nga promovuesit më të mëdhenj të vendit tonë, ai përfitoi nga rasti të ftonte këdo që të përjetonin eksperiencën e bukur të pushimeve shqiptare. 

Këndin shqiptar të turizmit e vizitoi edhe Prefektja e Rajonit të Lannionit znj. Sophie Yannon-Gillet e cila shfaqi  interes të njihej me vendin tonë, duke patur një fokus të veçantë në turizmin kulturor që ofron Shqipëria.

de.jpg

de1.jpg

de2.jpg

de3.jpg

de4.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Libri i Ylli Bufit rimbledh qeverinë e stabilitetit pas 25 vjetësh
Këngëtari italian Albano Carrisi merr nënshtetësinë shqiptare »
Article Logic
Execution time: 0.018290996551514
array(1) { ["section"]=> string(71) "ne-perros-guirec-krahas-futbollit-prezantohet-shqiperia-turistike-43456" }