“Në pritje të shtetit shqiptar”, kjo është gjendja e mjerueshme e shtëpisë së veprimtarit Abat Preg Doçi

Publikuar tek: kulture-art, më 10:14 24-04-2018 “Në pritje të shtetit shqiptar”, kjo është gjendja e mjerueshme e shtëpisë së veprimtarit Abat Preg Doçi

Në gjendje tejet të mjerueshme dhe në pritje të shtetit shqiptar. Kjo që shihni në foto, është shtëpia dykatëshe e Abat Preg Doçit, personalitet i rëndësishëm i Rilindjes dhe i fillimit të shekullit të 20-të në historinë e shqipërisë.

Eshtë Dom Nikë Ukgjini që duke publikuar foton e shtëpisë së rrënuar, jep alarmin për rikonstruksionin e saj për ta shndërruar në shtëpi muze.

“Në pritje të shtetit shqiptar. Shtëpia e Abat Doçit dhe shoqërisë “Bashkimi” në Shkodër, në pritje të shtetit shqiptar për ta shndërruar në muze historik e kulturor”, shkruan Dom Nike Ukgjini, duke treguar me foto gjendjen e rënduar të shtëpisë.

Veprimtar politik e kulturor, bashkëpunëtor i De Radës, Abat Preng Doçi është edhe themelues i shoqerisë kulturore “Bashkimi” dhe komisionit letrar nga ku trashëgojmë alfabetin latin të shqipes. Abati i Mirditës, është pak i studiuar dhe publikuar nga historiografia shqiptare, por për të, janë bërë disa konferenca shkencore.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « U kthye nga vdekja, flet këngëtari i njohur: M’u shfaq përpara syve nëna ime
»
Article Logic
Execution time: 0.023433923721313
array(1) { ["section"]=> string(108) "ne-pritje-te-shtetit-shqiptar-kjo-eshte-gjendja-e-mjerueshme-e-shtepise-se-veprimtarit-abat-preg-doci-118092" }