Në qershor fillon AKSIONI për verifikimin e sigurimeve të makinave

Publikuar tek: aktualitet, më 08:52 17-05-2018 Në qershor fillon AKSIONI për verifikimin e sigurimeve të makinave Foto ilustruese

Kryetari i Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare, Ervin Koçi, bëri të ditur se në qershor, Policia e Shtetit do të nisë një aksion në terren për identifikimin e të gjitha automjeteve të pasiguruara.

Sipas Koçit, aktualisht rezultojnë rreth 16.000 mijë automjete të paidentifikuara.

“Numri i mjeteve të pasiguruara vazhdon të jetë i njëjtë dhe numri i mjeteve të paidentifikuara që shkaktojnë dëme vazhdon të jetë i madh.Edhe ulja e mjeteve të pasiguruara sigurisht që është në fokus të punës tonë të përditshme. Për këtë kemi marrë masa që të vendosim në funksion ato marrveshje që nuk kanë qenë zbatuar më përpara mes Policisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Transportiti rrugor”, u shprek Koçi. 

Gjithashtu ai bëri të ditur se Gjatë 2017 kanë pasur komunikime të vazhdueshme me Ministrinë e Transporteve dhe Policinë e Shtetit për të marrë të dhënat dhe nga kompania që kolaudon makinat.

“Që nga muaji shtator 2017, cdo dy javë i nisim informacion Policisë së Shtetit, që lidhen me mjetet e transportit që nuk kanë sigurimin e detyrueshëm të përgjegjësisë ndaj palëve të treta. Kjo ka dhënë rezultatet e veta, pasi po të shikojmë në vitin 2017, nëqoftëse në Republikën e Shqipërisë numri i mjeteve të regjistruara është 535 mijë, numri i mjeteve që kanë paguar taksën është 447 mijë dhe numri i kontratave TPL rreth 431 mijë.

Kjo tregon që nga mjetet e pasiguruara, 19.5% dalin të pasiguruara, ndërsa nga mjetet që kanë paguar taksën e qarkullimit është 3.64%”, u shpreh Kreu i AMF.

 

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Çështja Xhafaj, Lorenc Vangjeli përplaset keq me Klodiana Lalën: Pusho moj pusho! Mbylle! (E PLOTË)
Fituesit e Lotarisë Amerikane, ambasada e SHBA në Tiranë jep njoftimin e rëndësishëm »
Article Logic
Execution time: 0.030885219573975
array(1) { ["section"]=> string(73) "ne-qershor-fillon-aksioni-per-verifikimin-e-sigurimeve-te-makinave-121061" }