"Në qitapet e Qeveriut shënohet ‘’1 vrasje (me 3 viktima) dhe 1 plagosje(me 6 të dëmtuar)'', demokratët hidhen në sulm për masakrën në Elbasan

Publikuar tek: politike, më 09:32 04-02-2016

“Në qitapet e Qeveriut kjo e sotmja shënohet "1 vrasje (me 3 viktima) dhe 1 plagosje (me 6 të dëmtuar)...Kështu do i dalin "Sajmirit të kryeministrit" në fund të vitit edhe "më pak vrasje" se vjet, dhe ky vit do ketë qenë edhe "më i sigurtë"...”, Demokratët hidhen në sulm për masakrën në Elbasan. Deputeti Gent Strazimiri ka komentuar ngjarjen e rëndë, duke bërë ironi lidhur me statistikat e policisë por edhe duke theksuar se policia paguhet për parandalim dhe mbikëqyrje.

Çfarë shkruan Strazimiri:

“Siguria publike në dorë të krimit të "Partisë" ... me konçesion!

Në qitapet e Qeveriut kjo e sotmja shënohet "1 vrasje (me 3 viktima) dhe 1 plagosje (me 6 të dëmtuar)...

Kështu do i dalin "Sajmirit të kryeministrit" në fund të vitit edhe "më pak vrasje" se vjet, dhe ky vit do ketë qenë edhe "më i sigurtë"...

Vrasësit, siç raportohet, janë një grup i mirëorganizuar deri në detaje (veshur përsëri me uniforma policie), me ç'duket të gjithë kontigjent, nga ata që policia paguhet për t'i patur nën mbikqyrje, pikërisht për parandalim!

Por ata nuk mbkiqyren sepse nuk ka polici! Puna e policisë së mbushur me oficerë Sigurimi, financues, komisionerë e numërues të "Partisë", nuk matet me rezultate por me "partishmëri"...

Rezultatet i prodhon "sajmiri" dhe i shesin të paketuara posaçërisht për ju, mjerot e Haremit të konçesioneve...

Kaq!! Ça ere mban shteti. Ngrehuni dhe bjeruni.”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Namik Kopliku: Ben Blushin e mbështet gjithë Partia Socialiste, edhe Gramoz Ruçi
Paloka kërkon llogari për Byronë e Hetimit në Kuvend: Pse nuk e sillni ligjin? »
Article Logic
Execution time: 0.033917903900146
array(1) { ["section"]=> string(139) "ne-qitapet-e-qeveriut-shenohet-1-vrasje-me-3-viktima-dhe-1-plagosje-me-6-te-demtuar-demokratet-hidhen-ne-sulm-per-masakren-ne-elbasan-31700" }