Në Serie A fitojnë të mëdhatë, Napoli është spektakolar përballë Lacios

Publikuar tek: sport, më 22:40 20-09-2017 Në Serie A fitojnë të mëdhatë, Napoli është spektakolar përballë Lacios

Është mbyllur mbrëmjen e sotme java e 5-të e Seria A që kishte filluar mbrëmë me ndeshjen Bologna Inter.

Mbrëmja e sotme ka parë fitues të gjitha skuadrat e mëdha të kampionatit italian. Në këto ndeshje kanë triumfuar Juventus, Milan, Roma dhe Napoli.

Mbrëmja filloi me fitoren e Romës  e cila kishte arritur të fitojë më herët 4 me 0 përballë Beneventos. Ndërsa kuqezinjtë e Milan mundën 2 me 0  Spalin në “San Siro”.

Kampionët e Juventus arritën të marrin një fitore minimale për ballë Fiorentinës 1 me 0. Por përballja më spektakolare ka qenë ajo mes Napolit dhe Lacios, me të kaltërit që ka kthyer gjithçka përballë Lacios, duke e fituar ndeshjen 4:1.

Në përballjet e tjera, Atalanta fitoi Krotonen 4 me 1, Torino mori tre pikë në Udine duke fituar 3 me 2. Ndërkaq, Cagliari humbi 1 me 0 përballë Sasuolos. Kurse Xhenoa me Kievon dhe Verona me Sampdorian u ndanë në barazime.

Pas pesë javëve të kampionatit italian, në krye të tabelës është Napoli me 15 pikë të grumbulluara, që ndiqet nga Juventus në vend të dytë me pikë të barabarta. Më poshtë janë  Inter dhe Milan, me nga 13 dhe 12 pikë të grumbulluara.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Trajnerët italianë kontrollojnë europën, ja lista e 10 më të mirëve
»
Article Logic
Execution time: 0.018693923950195
array(1) { ["section"]=> string(76) "ne-serie-a-fitojne-te-medhate-napoli-eshte-spektakolar-perballe-lacios-93087" }