Në Shqipëri apo jashtë saj? Kush ka zgjedhur ku... (Vende dhe personazhe)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 16:39 21-07-2015 Në Shqipëri apo jashtë saj? Kush ka zgjedhur ku... (Vende dhe personazhe)

Jemi në kulmin e të nxehtit dhe pushimet për disa tashmë kanë nisur zyrtarisht. Janë personazhet publikë ata të cilët shpesh tërheqin vëmendjen e tyre jo vetëm për rëndësinë që kanë apo zhurmën që shkaktojnë në publik por edhe për shkak të luksit që karakterizon shpesh herë pushimet e tyre. Luks të cilin nuk ngurrojnë ndonjëherë ta ndajnë me të gjithë ndjekësit e tyre në rrjetet sociale, një pjesë e të cilëve i shohin të gjitha këto edhe nga shtëpia.

Megjithatë jo të gjithë kanë patur mundësinë t’i kalojnë në luks pushimet e tyre. Një pjesë e mirë kanë zgjedhur bregdetin tonë dhe janë mjaftuar me luksin që ofron natyra duke dhënë kështu edhe shembullin e vet personal për turistët e huaj apo qoftë dhe ata vendas, që të zgjedhin Shqipërinë.

Gazetari Blendi Fevziu  e nisi me ca ditë në jug pastaj u ndal në Mikonos nga ku ndau edhe disa foto.

Njësoj zgjodhën edhe motrat Hoxha, Lori dhe Sara të cilat i nisën qysh herët pushimet e tyre së bashku në Mikonosin e shtrenjtë me jahte luksoze private.

Politikania Erla Mëhilli ditë më parë do të ndante disa foto me bikini teksa pushonte të Gjiri i Lalsit.

Moderatorja Albana Osmani për ditë të tëra postonte nga jugu i Shqipërisë duke publikuar e kombinuar format e saj thuajse perfekte me natyrën tonë piktoreske.

Kolegia e saj Arbana Osmani pasi vendosi të largohej për pak kohë, u hodh andej nga Milano.

Aurela Hoxha, sa për punë aq edhe për pushime ngeli në Kapri dhe së bashku me fotografin Endrit Mërtiri realizonin nga andej foto të jashtëzakonshme të pushimeve të tyre mbi “modeste”.

Zajmina Vasjari zgjodhi gjithashtu Greqinë për të bërë ca pushime të mira, shoqëruar edhe me foto tejet provokuese.

Kolegët Mira Kazhani, Anjeza Maja dhe Olti Curri ndanë një super foto nga Himara jonë, edhe pse ahengu dhe luksi nuk mungonin gjithsesi.

Orgesa Zaimi është mjaftuar me një selfie për të na treguar se ndodhej në Jug.

Klaudia Pepa, balerina shqiptare e "Amici" menjëherë pas mbarimit të spektaklit jo vetëm që iu drejtua plazheve shqiptare por i promovoi ato për ndjekësit e miqtë e saj italianë ndërsa shkruante për të "bukurën Shqipëri".

Brenda apo jashtë, luks ose jo e rëndësishme është që personazhet tanë publikë dinë të pushojnë dhe t’ja bëjnë qejfin vetes. Sa për forma e bikini, besojmë se kemi parë mjaftueshëm këtë verë po prapë do shohim sepse vera për disa persoazhe të tjerë publikë...ende s’ka filluar.

{gallery}personazhe{/gallery}

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.063446044921875
array(1) { ["section"]=> string(73) "ne-shqiperi-apo-jashte-saj-kush-ka-zgjedhur-ku-vende-dhe-personazhe-16677" }