Ne shqiptarët kemi një “gjë”, që e gjithë bota na e ka zili. Edhe BBC shkruan për të

Publikuar tek: kulture-art, më 15:37 15-09-2016 Ne shqiptarët kemi një “gjë”, që e gjithë bota na e ka zili. Edhe BBC shkruan për të

Gjiganti britanik, BBC, ka realizuar një artikull mbreslënës për popullin shqiptar. Sipas medias prestigjioze, gjithë bota mund të nxjerrë një mësim të vlefshëm nga shqiptarët. Bëhet fjalë për besën dhe bujarinë tonë.

“Në një kohë kur refugjatët po dëbohen nga kufijtë në të gjithë botën, duket se ka shumë për të mësuar nga prirja e Shqipërisë për mikpritje” – shkruan gazetari Quinn Hargitai.

Shkrimi me titull “Çfarë mund të na mësoj Shqipëria për besën?”, flet për mikpritjen që i bënë shqiptarët kosovarëve gjatë luftës me Serbinë në vitet ‘90, për mikpritjen që i bënë hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, si edhe për mikpritjen që po i bëjnë tani refugjatëve sirianë.

Siç e dimë, në mënyrë që të shpëtonin nga vdekja dhe shkatërrimi që sollën forcat ushtarake serbe në 1990-ën, më shumë se 500.000 refugjatë u larguan nga Kosova për të kërkuar strehim në Shqipëri, për një periudhë 2-vjeçare. Dhe mijëra familje shqiptare i mirëpritën ata.

Nevila Muka tregon për BBC-në, se për disa familje ishte një stërmundim, pasi nuk kishin para dhe u detyruan të merrnin borxh, por ama kurrë nuk pranuan t’i kthenin refugjatët mbrapsht.

Kur gazetari e pyet Mukën se përse e bënë shqiptarët këtë, ajo iu përgjigj me një fjalë të vetme: “BESA”.

BBC shkruan se besa është një lloj kodi për shqiptarët, që dikton mikpritjen e tyre bujare.

“Nëse dikush vjen t’ju kërkojë ndihmë, ju i jepni atyre një vend për të qëndruar. Është kaq e thjeshtë” – shpjegon gazetari për lexuesit.

Në shkrim gjithashtu citohet një thënie e Kanunit të Lekë Dukagjinit: “Shpija para se me qenë e Shqiptarit, asht e Zotit dhe e mikut”

Pavarësisht nga të gjitha këto raste heroike, Shqipëria e thjeshtë mbetet e panjohur për shërbimet e saj ndaj masave të mëdha të popullsive të botës.

Tani më në fund historia jonë po tregohet. E gjithë bota mund të mësojë se çfarë do të thotë “me kenë i besës dhe me kenë bujar”!

Screenshot_10.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Java e Filmit Shqiptar në New York, 26 prodhime shqiptare gati për publikun amerikan
Kabo i uron ditëlindjen mjeshtrit të teatrit, Luarasi: Jetuam një kohë të vështirë por të bukur atëherë se luftuam për më shumë liri »
Article Logic
Execution time: 0.020236968994141
array(1) { ["section"]=> string(86) "ne-shqiptaret-kemi-nje-gje-qe-e-gjithe-bota-na-e-ka-zili-edhe-bbc-shkruan-per-te-53011" }