Në Sllovaki pranohen vetëm emigrantët e krishterë, arsyeja? Nuk ka asnjë xhami për myslimanët

Publikuar tek: bota, më 16:09 20-08-2015 Në Sllovaki pranohen vetëm emigrantët e krishterë, arsyeja? Nuk ka asnjë xhami për myslimanët

Sllovakia do të pranojë vetëm azilkërkues të krishterë. Kështu të paktën ka deklaruar një zëdhënës i qeverisë sllovake.

Si ndër të paktat vende në Europë, në Sllovaki nuk ekziston asnjë xhami ku myslimanët të kryejnë ritet e tyre fetare.  “Ne nuk kemi asnjë xhami në Sllovaki, kështu që si mund të integrohen myslimanët këtu?”, ka deklaruar Metik, zëdhënës i qeverisë së drejtuar nga kryeministri Robert Fico.

Shteti sllovak ka pranuar deri më tani 200 azilantë nga 40 mijë që është numri i përgjithshëm i parashikuar në skemën e shpërndarjes nga Bashkimi Europian.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022665977478027
array(1) { ["section"]=> string(97) "ne-sllovaki-pranohen-vetem-emigrantet-e-krishtere-arsyeja-nuk-ka-asnje-xhami-per-myslimanet-18804" }