Në Spanjë nisin të dyshojnë, Renato Sanches mund të jetë 24 dhe jo 18 vjeç

Publikuar tek: sport, më 10:33 05-07-2016 Në Spanjë nisin të dyshojnë, Renato Sanches mund të jetë 24 dhe jo 18 vjeç

Në Spanjë kanë nisur të dyshojnë për moshën e lojtarit portugez Renato Sanches. 18 vjeçari është duke shkëlqyer me Portugalinë në Euro 2016 dhe konsiderohet si lojtari i ri më në formë për momentin.

Por gazeta “AS” ka cituar trajnerin Guy Roux që shprehet: “Ai pretendon se është 18 vjeç, por duhet të shikojmë në të kaluarën. Unë mund të them me siguri që ai është 23 ose 24 vjeç”.

Sipas gazetës spanjolle, shkak i ngatërresës së moshës mund të jetë regjistrimi me vonesë i Sanches në Lisbonë, ku ai është vendosur pas ndarjes së prindërve.

Renato Sanches është blerë nga  gjermanët e Bayern Munich për 35 milion euro.

Sondazh per Personazhin e Vitit

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mërgim Mavraj uron besimtarët nga “Dëshmorët e Kombit”, por foto e përzgjedhur i hap sërish telashe
Armando Sadiku shijon momentin, nga plazhet e Dhërmiut te ato të Ibizës »
Article Logic
Execution time: 0.019212961196899
array(1) { ["section"]=> string(79) "ne-spanje-nisin-te-dyshojne-renato-sanches-mund-te-jete-24-dhe-jo-18-vjec-45569" }