“Ne, të eturit për pak ekploziv”, sa humbën vlonjatët nga taksat e tyre për "spektaklin" e shpërthimit

Publikuar tek: fcb-bomb, më 19:11 01-04-2017 “Ne, të eturit për pak ekploziv”, sa humbën vlonjatët nga taksat e tyre për

Ditën e sotme është shembur ndërtesa 5 katëshe në Vlorë ashtu siç ishte njoftuar që më parë nga Bashkia e Vlorës.  Për shembjen e kësaj ndërtese janë përdorur 36 kile ekspozivë ndërsa dhjetra qytetarë u mblodhën për të parë “spektaklin”.

Gazetari i Vlorës Enrik Mehmeti bën një koment të shkurtër me titull: “Ne, të eturit për pak ekploziv”, ku thotë se nuk arrin ta kuptojë gjithë këtë entuziazëm të qytetarëve vlonjatë në një kohë që deri tani nga taksat e tyre janë akorduar 600 mijë euro të cilat mund të bëhen edhe 6 milion.

KOMENTI I PLOTË I ENRIK MEHMETIT:

Sot ishin shume per nje çeshtje teper te rendesishme...Ate te fotografimimit dhe filmimit te hedhjes ne ere te objektit prane Teatrit.Eh sa shume qe ishin qe na dilnim perpara kameres ,per te regjistruar be telefonat etyre per ti hedhur ne fb apo per ti ripare perseri.Sa shume entuziazem,sa shume lumturi dhe sa shume duartrokitje te spektatoret....Te paret qe humbasim jemi ne ,sepse deri tani 600 mij euro u akorduan mga taksat tona dhe mund te behen dhe 6 milion euro...Sa shume lumturi provojme kur shikojme pak ekploziv madje jo me kot per te shuar kete "epshin" tone ndaj ekplozivit ,autoritetet u treguan zemergjera dhe na e plotesuan qejfin...Nuk duhet te gezojme shume nga dhimbja e tjetrit apo te tjereve sepse neser mund te jete ne nje menyr apo nje tjeter nje problem dhe ne deren tone...Eh sikur te mblidheshin per padrejtesite qe na behen,ndoshta do ishte bere nje qytet me i mire.....Perpara se te duartokasim per eksplozivin ,te duartokasim me pare kur te zgjidhim shume halle qe nuk arrijme dot ti zgjidhim çdo dite...pune e veshtire kjo e fundit!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Berisha i shkrin gazit të gjithë me urimin për Ramën sot më 1 prill
Saimir Tahiri për jetë nate, ish-ministri “trendy” në diskon e Tiranës (FOTOT) »
Article Logic
Execution time: 0.004202127456665
array(1) { ["section"]=> string(102) "ne-te-eturit-per-pak-ekploziv-sa-humben-vlonjatet-nga-taksat-e-tyre-per-spektaklin-e-shperthimit-73799" }