Në Tendën e Qypit lufta se çu ndez!

Publikuar tek: analiza-komente, më 17:08 08-10-2018 Në Tendën e Qypit lufta se çu ndez!

NGA ILIR DEMALIA

Dje nga Tenda e Qypit në Skrapar, Presidenti I Shqipërisë Ilir Meta, duke kujtuar luftën e Tendës së Qypit në inagurimin e monumentit të luftës së Qypit dhe heroizmin e kësaj lufte në Tendë, Presidenti deklaroi:

Kisha nderin sot që bashkë me kryetarin e Bashkisë të Skraparit, zotin Nesim Spahiu të rivendosnim pllakën përkujtimore me emrat e 17 heronjve të rënë në betejën madhështore të Tendës së Qypit nga 20-26 Janari i 1944, në kulmin e Operacionit të Dimrit. Kjo betejë e jashtëzakonshme deri në ndeshje trup me trup përfundoi me humbjen poshtëruese të pushtuesve falë gjakut të derdhur në betejë të partizanëve të Brigadës së parë Sulmuese dhe Grupit të Skraparit që u drejtua trimërisht nga Zylyftar Veleshnja. Kjo betejë pati një vlerë të madhe morale e psikologjike pasi tregoi se ai nuk ishte dimri i fundit i partizanëve por i pushtuesve.Të gjithë të përkujdesemi më shumë për monumentet e luftës dhe të dëshmorëve tanë.????????

Zoti President dhe gjithë para-ardhësit e tij në postin e Presidentit, por edhe të kryeministrit, përfshi këtu edhe kryeministrin Edi Rama, i cili, tallej keqas me veteranët e LNC dhe "kasketat" edhe para vitit 90 dhe deri vonë kur do të bëhej kryetar i Partisë Socialiste, e do të na çfaqej, me shallin e kuq të brigadave "çlirimtare" dhe me yllin partizan në xhaketë, kanë treguar një kujdes të veçantë për këtë kontigjent nostalgjikësh të një "heroizmi" triumfant manipulues dhe jo me vërtetësi dhe fakte historike.

Ajo që është edhe më e rëndë, është se: pjesa dërmuese e këtyre "çlirimtarëve", më shumë se luftë kundër pushtuesve kryen një luftë vëlla-vrasëse të pashëmbullt në historinë e Shqipërisë, duke vrarë lirinë, pluralizmin dhe duke u bërë kontigjenti më i tmerrshëm i krimit shtetror në diktaturë.

Në anën tjetër elita atdhetare, kulturore, intelektuale, politike quhen "kolaboracinistë" dhe tradhëtarë dhe vazhdojnë të injorohen dhe mos trajtohen në historinë shtetërore.

Kjo ndodh sepse edhe "heronjte" e demo(n)kracisë post diktatoriale u ngritën mbi modelin e fallsifikimit të heronjëve të LNÇ

Shtetarët shqipëtar, historianët, intelektualët dhe shoqëria ende nuk kanë mundur ta trajtojnë historinë si shkencë dhe të krijojnë një raport të drejtë me historinë, me fakte, dokumenta, në kohë dhe vënde.

Si historia e luftës dhe ajo e postkomunizmit ka ngelur ne kuadrin e thashethemeve dhe përdorimit për kapital sundimi politik kriminal. Më kryesorja është se e gjithë kjo mënyrë arsyetimi, funksionimi dhe trajtimi të historise së cubave të kthyer në heronjë, tregon, se shtetarët, historianët, intelektualët, shoqëria nuk janë larguar nga mendësia komuniste kriminale e krijuar gjatë luftes dhe e thelluar deri në shkatërrimin e plotë të vlerave, kulturës, historisë shtetit te krijuar nga ata që shteti, historianët, intelektualët, shoqëria i quajnë ende armiq apo 'kolaboracioniste(??!)

Në një kohë qe atë që i bënë Shqipërisë dhe shqipëtarëve, ata, "clirmtarët", nuk ja ka bërë asnjë lloj pushtuesi. Ata ende duhet të nderohen dhe duhet të kujdeset shteti dhe shoqëria për monumentet e tyre dhe modeleve të krijuara në dëmo(n)kraci mbi modelin "çlirimtar".

E gjithë kjo është një pezm, që tregon, se shqipëtarët, ende mbas 30 vjetësh të diskretitimit regjimit komunist janë shumë larg lirisë-demokracisë dhe ndërtimit të shtetit të së drejtës.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Eni dhe Fevziu bënë shumë mirë që intervistuan Xhisielën
»
Article Logic
Execution time: 0.024191856384277
array(1) { ["section"]=> string(41) "ne-tenden-e-qypit-lufta-se-cu-ndez-137069" }