Në tremujorin e parë të 2017 nisin fluturimet ‘low cost’ nga Tirana me këtë kryeqytet të BE-së

Publikuar tek: ekonomi, më 19:01 05-11-2016 Në tremujorin e parë të 2017 nisin fluturimet ‘low cost’ nga Tirana me këtë kryeqytet të BE-së

Shqipëria dhe Hungaria janë të gatshme të intensifikojnë bashkëpunimin ekonomik mes tyre, pasi nisja e fluturimeve direkte  Hungari- Shqipëri dhe anasjelltas nga kompania ‘low cost’ Wizzair, do ti shërbejë këtij qëllimi.

Ky ishte qëndrimi i përbashkët mes  Ministres të   Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi dhe Péter Szijjártó ministër i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë gjatë takimit të zhvilluar në kuadër të  Samitin 16+1 të nivelit të lartë mes Kinës dhe vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore, në Riga të Letonisë.

Të dy ministrat gjatë bashkëbisedimit  vunë re se shkëmbimet tregtare mes dy vendeve tregtojnë rritje,Të dhënat për volumin e tregtisë në 2015 u rritën  me 41% krahasuar me 2014. Ndërsa në muajt e parë të 2016 shënohet një rritje me 26%.

Aktualisht në Shqipëri tha Ministrja Ekonomi operojnë 43 biznese hungareze por ky numër duhet të rritet pasi Shqipëria është një vend plot mundësi në të bërit biznes.

Ministrja Ekonomi e vlerësoi si një zhvillim të rëndësishëm hapjen e zyrës së përfaqësimit nga “National Trading House i Hungarisë” në Tiranë me qëllim eksplorimin e mundësive të reja të tregut dhe nxitjen e tregtisë së jashtme ndërmjet Hungarisë dhe Shqipërisë.

Nisjen e fluturimeve direkte Budapest-Tiranë tremujorin e parë të 2017 nga kompania Wizzair ministrja Ekonomi e quajti një zhvillim të rëndësishëm për dy vendet, që do ti shërbejë bashkëpunimit ekonomik dhe turistik me përfitime të ndërsjellta.

Të dy ministrat ranë dakord  që takimi i   Tetorit 2016  në Budapest ndërmjet bashkë-Kryetarëve të Komisionit të Përbashkët Ekonomik Shqipëri – Hungari, kryesuar nga  Zëvendësministrja e MZHETTS. Adela Karapici dhe Magyar Levente – Sekretar Shteti në MPJT, të vazhdojë me një tjetër takim punë në Shkurt 2017.

Péter Szijjártó  ministër i Punëve të Jashtme dhe Tregtinë në emër të Qeverisë Hungareze ritheksoi mbështetjen për proceset integruese të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Ai theksoi se të dy vendet duhet të intensifikojnë bashkëpunimin mes vetë biznese dhe dhomave të tregtisë, përfshi promovimin në fushën e turizmit. Në takim Z. Péter Szijjártó u shpreh se Hungaria do të vijojë të mbështesë me bursa studimi 20 studentë shqiptarë.

Të dy ministrat diskutuan edhe për  organizimin e   “Javës së Trashëgimisë Kulturore” në vendet respektive, ku të përfshihen shfaqje të ansambleve popullore, ekspozita të kostumeve popullore dhe objekteve të trashëgimisë kulturore, artizanatit, kulinarisë, veglave popullore, sfilata të kostumeve tradicionale, prodhim filma dokumentarë me temë nga trashëgimia kulturore.

Gjatë takimit u shkëmbyen mendime për vijimin e asistencës nga pala hungare, për ndërtimin e kapaciteteve në fushën e menaxhimit të ujrave si dhe atë të avicionit civil.

Në fund të takimit u ra dakord edhe për krijimin e kushteve të nevojshme për binjakëzimin e Krujës me qytetin Eger në Hungari.

unnamed.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.17649912834167
array(1) { ["section"]=> string(98) "ne-tremujorin-e-pare-te-2017-nisin-fluturimet-low-cost-nga-tirana-me-kete-kryeqytet-te-be-se-58522" }