Në vend të një urimi....

Publikuar tek: analiza-komente, më 14:48 18-02-2015 Në vend të një urimi....

8 vjet pasi është zgjedhur për herë të dytë Kryetar i Bashkisë Vlorë, në 18 Shkurt 2007, Shpëtim Gjika as që e kishte menduar se do të ishte në spital, i ndodhur midis arrestit me burg dhe lirisë.

Në vend që të ishte duke punuar i qetë në qeverisjen socialiste, pasi ka punuar I trazuar e hera herës I bllokuar nga qeverisja e djathtë, për 8 vjet, Gjika është duke vrare mendjen se kush janë njerëzit që e duan në burg dhe nëse prokurori që arrestoi guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, do të vazhdojë t'i qepet “me bukë në trastë”.

Pasi ka fituar pafajësinë për një akuzë të mëparshme, Gjika është duke kuptuar se akuza e dytë ndaj tij dhe nxitimi për ta derguar me patjetër në burg, se ai është gati i marrë peng dhe se me shumë se burgu fizik, kundërshtarët duan denigrimin dhe poshtërimin e tij në sytë e vlonjatëve.

Pikërisht, me fitoren e mandatit të dytë, Shpëtim Gjika ishte njeriu që kontrollonte gjithçka në qytet.

Shumica e ngjarjeve pas fitores të mandatit të dytë, viti 2007, konfirmonin pikërisht forcimin e pushtetit politik dhe administrativ të Shpëtim Gjikës, në qytetin e Vlorës.

Ndodhte për herë të parë në jetën politike të Vlorës, që një Kryetar Bashkie, jo vetëm të fitonte një mandat të dytë, por të fitonte kaq shpejt dhe kaq shumë, pushteti në një qytet si Vlora.

Forcimi i pozitave në qytet, emri i mirë që gëzonte jashtë Vlorës, mbështetja nga shumë gazetarë e opinionistë nga Tirana, i dha Gjikës edhe statusin që ta shtrinte pushtetin e tij politik në të gjithë qarkun e Vlorës.

Kjo ishte domosdoshmëri kur mendon që pas zgjedhjeve lokale të vitit 2007, PSSH nisi përgatitjet për zgjedhjet parlamentare të vitit 2009, dhe qëllimi kryesor ishte fitorja e këtyre zgjedhjeve.

Pozitat e forta të Gjikës, do t'i kishte të nevojshme, çdo lider partie që kërkon të fitojë pushtet, ndaj dhe kryetari i PSSH, Edi Rama, do ta përzgjidhte Gjikën, Sekretar Politik për Qarkun.

Të paktën në Bashkinë e Vlorës, ndikimi i Kryetarit të Bashkisë, Shpëtim Gjika, në rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2009, ishte i ndjeshëm.

Fitorja bëhet edhe më e “zhurmshme”, kur mëson se nga 84 qendrat e votimit në bashkinë e Vlorës, PD e Vlorës, ndryshe nga zgjedhjet e kaluara, fiton vetëm në një qendër, ate te paraburgimit.

Votat në rritje për PSSH në bashkinë e Vlorës, tregojnë ndër të tjera edhe për një mbështetje në rritje për Kryetarin e Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, i cili është kthyer në një simbol të kësaj partie për qytetin e Vlorës.

Vet Kryetari i PSSH Edi Rama ne nje takim, ne vitin 2008 me banorë të nje blloku banimi në Vlorë, do t'ju drejtohet atyre se "duhet te ishin Krenar për Shpetim Gjiken".

Nëse do të “lexohej” rezultati i zgjedhjeve të 28 Qershorit për llogari të zgjedhjeve për pushtetin vendor të vitit 2011, ishin të gjitha gjasat që PSSH të fitojë edhe mandatin e tretë për Kryetarin e Bashkisë dhe nëse ky do të ishte Shpëtim Gjika, atëherë fitorja do të dukej edhe më e lehtë.

Dhe ne te vertet keshtu ndodhi kur Gjika ne zgjedhjet e 8 majit 2011, do te fitonte nje mandat te trete per te drejtuar Bashkine e Vlores.

Por kulmin e reputacionit te vet ne rang Kombetar, Gjika do ta arrinte ne 100 vjetorin e Pavaresise, kur do ti organizonte investime e festimet në Vlorë, pa ndihmen e qeverise.

Por do te jepte Mesazhe te forta dhe per aftesite e PS, ne opozite se ishte e gatshme per te ardhur ne pushtet, ku zgjedhjet ishin shume afer.

Ate dite te 28 nentorit 2012, lideri i opozites se kohes, Rama do te shprehej "mirenjohje dhe respekt per Shpetim Gjiken", qe Pervec te tjerash, i kishte dhene dhe Rames vet, fuqine e vertet te nje lideri opozite, te dobesuar nga egersia e pushtetin te kohes, kulmuar me ngjarje e 21 janarit, por edhe disa ngjarje te tjera, përfshi këtu edhe protestat e dy viteve të opozitës, ku Gjika do të jepte një kontribut të madh, në mbarëvajtjen e tyre.

Vlora, ato ditë të festës, ishte kthyer jo vetëm në një “Mekë”të mbarë shqiptarëve, por edhe në një “Mekë”të socialistëve, të cilët ndiheshin në Vlore si në një tokë të tyren, të”çliruar” nga pushteti I Berishës.

Dhe nuk ishte hera e pare qe Gjika "kontribuonte"per Ramen.

Bashkepunimi i tyre nis qe ne vitin 2005, kur Rama do te shkonte ne zyren e Gjikes, ne Bashki, per ta marre e per te shkuar se bashku ne nje takim me strutturat e PS Vlore, te cilat kishin dal te mundura nga zgjedhjet e vitit 2005.

Ne vitin 2006, Rama nepermjet Gjikes , do te realizonte ne PS e Vlores, reformimin e plote te kesaj partie, duke aplikuar per here te pare votimin "nje antar, nje vote" e duke e prezantuar si nje model shembull dhe per deget e tjera te Partise, ne rrethe.

Në vitin 2009, Kryetari i PSSH, Edi Rama, do të jepte dorëheqjen nga posti i kryetarit, për të rikandiduar përsëri, me një rival të lehtë si Maqo Lakrori, me më shumë histori politike në PSSH sesa Rama, por jo me fuqinë dhe pushtetin që kishte krijuar Rama, kryesisht nga të qenit Kryetar i Bashkisë së kryeqytetit të vendit.

Humbja e PSSH në zgjedhjet e vitit 2009, shtoi brenda PSSH zërat kundër liderit Rama, të cilat kërkonin largimin përfundimisht të Ramës nga drejtimi i partisë, që do të thoshte edhe mos rikandidimin e tij për postin e kryetarit.

Pikërisht në këtë kohë debatesh brenda partisë më të madhe në vend, debate pro dhe kundër largimit të Ramës nga posti i kryetarit, Kryetari i Bashkisë Vlorë, Shpëtim Gjika do të deklarohet në mbështetje të kryetarit të dorëhequr Rama.

Ai ka deklaruar se personalisht është në mbështetje të Edi Ramës, përsa i përket rikandidimit të këtij të fundit për kreun e PSSH-së.

“Unë personalisht votën time në Kongres e kam për Ramën, ndërsa si Sekretar Politik i Qarkut do të bëj të pamundurën që të gjithë kandidatët të kenë infrastrukturën e duhur zgjedhore, transparente dhe të barabartë.”

“Unë mbështes Ramën, - vijoi ai, - pasi mendoj se PS nuk është ende gati të përcaktojë një lidership të ri. Duhet ruajtur bashkëpunimi, angazhimi i gjithë faktorëve. Personalisht gjykoj se Rama bëri shumë mirë që nuk e dha dorëheqjen pas 28 qershorit, por priti deri sa institucionet kushtetuese si KQZ dhe Kolegji Zgjedhor, dhanë verdiktin përfundimtar për zgjedhjet. Ndërsa e kam cilësuar dhe e cilësoj si shumë të nxituar qëndrimin e disa prej drejtuesve të PS-së dhe vlerësoj qëndrimin e Asamblesë - përfundoi ai.

Vetëm tre ditë para marrëveshjes me LSI, në 28 mars 2013, Rama dhe Gjika do të takohen kokë më kokë në një drekë në një nga restorantet e Vlorës, takim i cili, nëse zbardhet për çfarë është folur e çfarë është vendosur, do të hedhë dritë mbi zigzaket e marrëdhënieve midis të dyve.

Pas zgjedhjeve të 23 qershorit 2013, midis Ramës e Gjikës, u konstatua lehtë ndarja, e cila kulmoi me konfliktin midis të dyve për prishjen e godinës tek ish-Aulona, për prishjen e kompleksit “Jon”, autorësinë për projektin e Lungomares, ku Gjika së bashku me stafin e vet, anulloi në minutën e fundit dhe një udhëtim në Turqi, për të siguruar financimin e Lungomares, me qëllimin e mirë që ky investim të njihej si kontribut i qeverisë në ardhje të Ramës e ngjarje të tjera.

Sot, pas 8 vitesh që nga mandat i dytë e 12 vjet nga mandati i parë, kryetari i Bashkisë Vlore , nuk është në luksin të analizojë arritjet, ndryshimet e mosrealizimet në Vlorë, por është në dilemën për të kuptuar se çfarë po ndodh me të, se nëse është një kavie eksperimentale e politikës, e drejtësisë, e pushtetit, e luftës brenda llojit, e komplotit dhe shumë hamendësimeve të tjera.

Më shumë sesa shkelja e ligjit, të cilit ai nuk iu shamng drejtësisë as edhe një ditë, në gjykimin e parë, tashmë është e qartë dhe po forcohet nga dita në ditë ideja se, diçka tjetër po luhet në shkëmbim të dinjitetit, emrit, reputacionit dhe pse jo lirisë, të kryetarit të Bashkisë Vlorë.

Ndoshta vet Gjika, në të dyja rastet si të burgosjes apo të lirisë, do të kërkojë për të gjetur të vërtetën e asaj që ndodhi me të, duke hedhur dritë mbi ngjarje e data, takime e bisedime, angazhime e kontribute, që e kanë shoqëruar në vitet e fundit të drejtimit të bashkisë dhe karrierës së tij politike.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071239471435547
array(1) { ["section"]=> string(25) "ne-vend-te-nje-urimi-3741" }