Në vilën e Ramës në Dhërmi

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:52 10-08-2016 Në vilën e Ramës në Dhërmi

Më herët, një foto nga rezidenca qeveritare në Dhërmi, ku dukej një autoambulancë që priste te dera, u publikua gjerësisht në portale e rrjete sociale. Me interpretime nga më të ndryshmet, ku një pjesë kishin hamendësuar se kryeministri apo familja e tij mund të kishte patur ndonjë emergjencë shëndetësore. Por Rama i qetësoi të gjithë, madje i indinjuar sulmoi edhe mediet, që sipas tij e kishin bërë këtë publikim pa verifikuar asgjë.

Por Newsbomb.al ka mundur të sigurojë një foto nga vila e Ramës në Dhërmi, e cila është 100% e vërtetë.

Kapur nga një plazh ngjitur me të, në këmbë duken dy roje, të cilat janë në gatishmëri të plotë për të ruajtur vilën nga ndonjë person dashakeq që kërkon t’i prishë qetësinë kryeministrit. Roja e parë është në këmbë, por ajo që habit është roja i dytë, i cili me rrobat e banjës veshur, fle gjumë nën rrezet e diellit, mes shkëmbinjëve.

Më të vëmendshëm se kurrë, edhe për të mos lënë dorën e ndonjë fotografi të kapë më shumë në vilën ku po pushon kryeministri ynë…

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021878957748413
array(1) { ["section"]=> string(32) "ne-vilen-e-rames-ne-dhermi-49296" }